Wednesday, March 18, 2009

Personalitet që e nderon Çamërinë

Jetëshkrim i shkurtër i shkrimtarit çam Namik Selmani

Namik Ibrahim Selmani ka lindur më 18 nëntor 1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës. Është një ndër intelektualët e shquar shqiptarë me origjinë nga Çamëria. Namik Selmani është gazetar dhe shkrimtar me zë në brezin e vet.

Ai ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në vitin 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi shqipe, pranë Univeritetit të Tiranës.

Pasi u diplomua ka punuar mbi 35 vjet si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.

Krijimtaria letrare e Namikut është shumë e pasur dhe e larmishme. Ai ka shkruar gjashtë vëllime me poezi, disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar etj. Ka botuar me qindra shkrime të karakterit studimor, kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme në organe të shumta të shtypit shqiptar e të huaj. Pra, prej disa vitesh Namik Selmani është një autor, i cili me botimet e tij është përfaqësuar denjësisht edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, etj.

Në krimtarinë e tij zë një vend të madh edhe publistika. Që prej 6 vjetësh Namiku ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë edhe bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. Namik Selmani patur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artitike, pra, është shquar edhe si fotoreporter, duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali, Maqedoni, Kosovë, etj. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare në letërsi e në publicistikë. Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare.

Namik Selmani është anëtar kryesie në OJQ Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” dhe zëvendëskryeredaktor i revistës “Krahu i shqiponjës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit etj.

Namiku ka botuar një numër të madh librash. Po përmendim disa nga titujt e veprave të tij më të spikatura:

“Vatra e mallit”, poezi, 2000
“ Zërat e brigjeve të mia”, poezi, 2003
“Dallandyshet e Çamërisë”, proza, 2004
“Kroi i këngës çame”, poezi, 2005
“Trokitje në Dodonë”, proza, 2006, ISBN99943-855-6-9
“Filizët e fjalës gjimnaziste”, botim pedagogjik , 2006
“Abaz Dojaka - Mjeshtër i Kulturës popullore”, monografi, 2006, ISBN 99943-33-82-8
“Fari çam”, poezi, 2006
“Kërkoj monumentet”, proza, 2007, ISBN 978-99956-621-0-3
“Shpirti çam”, antologji personale me poezi, 2007, ISBN 978-99943-967-8-8
“Dritaret e besimit”, poezi fetare për rininë islame, 2007, ISBN 978-99956-652-3-4
“Rruga e një shkolle”, monografi për shkollën mesme profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, 2007, ISBN 9789994396795
“Arkivi i fjalës”, botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme, ISBN 799993-248582.

Shkrimtari Namik Selmani është shquar edhe në fushën e redaktimit. Ai është redaktor i disa librave si:

“Noos”, poezi nga Rizvan Nepravishta, Berat, 1998
“Më fal, ëndrra ime!”, poezi nga Drita Braho, Berat, 2000
“Në krahët e ëndrrës”, poezi nga Esmerlada Mile, Tiranë, 2007, ISBN978-9943-967-7-1
“Fjongoja e pranverës”, poezi nga Fabiola Abazi, Tiranë, 2007, ISBN 978-99943-967-3-3
“Dollia e dashurisë”, poezi nga Laura Selmani, Tiranë , 2008
“Fluturim”, poezi nga Hanife Hoxhallari,Tiranë, 2008, ISBN 9789995622206
“Pranë njerëzve”, sprovë për një punonjës social”, Andi Selmani, Tiranë, 2008
“Hapësira të kulturës islame”, (Berati), redaktor i fotografisë, Berat. 1999
“Këngët e Beratit”, Studim, (redaktor i fotografisë), Berat, 2004.

Emrin e gazetarit e shkrimtarit çam Namik Selmani e gjen shpesh si bashkautor, këshilltar apo thjesht të përmendur për veprimtarinë e tij të madhe në shumë libra. Po citoj disa na më kryesoret:

“Këngët e para”, antologji poetike për të rinjtë e shkollave të mesme, 1968
Ali Podrimja, “Eni vjen pej Çamërie”, antologji poetike për Çamërinë, 2003, ISBN 9951-02-041-0
Astrit Kaziu, “Legjenda Mustafa Gjinishit”, bashkautor në përmbledhje artikujsh, 2004
Mehmet Gëzhilli, “Kolonel Zylyftari”, antologji kushtuar Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari, 2004, ISBN99927-43-26-3
“Përtej detit – Oltre mare”, përmbledhje poetike, botuar në Ankona ( Itali), 2004, Shoqata e Emigrantëve
Hajro Ulqinaku, “Ulqin, ti det”, antologji poetike për Ulqinin (Mali i Zi), 2007
Arben Llalla, “Shtypi shqiptar dhe arvanitasi Aristidh Kola”, përmbledhje krijimesh,Tetovë,( Maqedoni), 2007, ISBN 978-9989-2720-2-8
Mevlud Buci, “Dritare fisnikërie”, antologji me shkrime e poezi, 2007, ISBN 9789994357185
Ahmet Mehmeti, “Nektari i shpirtit shqiptar”, antologji për Çamërinë, 2007, ISBN 9789994350131
Fatos Daci, “Dibra ‘07”, Antologji me krijime letrare për Dibrën, 2008
Andi Selmani “Pranë njerëzve”, 2008, ISBN9789995-622398
Laura Selmani, “Dollia e dashurisë”, 2008, ISBN 9789995 622268
Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, 2008, Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6.

Pra, po të gjykosh nga numri i botimeve si dhe burimi i madh i të dhënave për shkrimtarin Namik Selmani, mund të thuash me plot gojën se tashmë ai është një personalitet në fushën e letrave që e nderon Çamërinë, vendlindjen e tij, po ashtu edhe Shqipërinë, atdheun e përbashkët të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

Elim Xanxari

No comments: