Thursday, November 15, 2007















Shefki Mazar Hysa
Ka lindur në Ersekë më 20.07.1957 (babai i tij Mazar Shefkiu (Hysa) ka qenë mësues i vllehëve). Tani është banor i Tiranës. Me origjinë është nga fshati Shalës i Konispolit, ku ka kryer edhe arsimin fillor e tetëvjeçar. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore të Konispolit më 1976 u largua nga Shalësi për t’i shpëtuar persekutimit dhe punoi mekanizator në ndërmarrjen e bonifikimit të Sarandës; komunistët i kishin pushkatuar xhaxhanë Sadeddin Shefki Hoxha më 13 nëntor 1943 në spitalin partizan të Leshnicës së Poshtme.
Pas shumë përpjekjesh në vitin 1989 u diplomua për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer disa specializime në fushën e botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare.
Gjatë viteve 1991-97 ka punuar si gazetar në gazetën "Çamëria" dhe kryeredaktor në gazetat "Kombi" e "Dielli".
Që nga viti 1997 vazhdon të punojë në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë Shoqatën Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe Shtëpinë Botuese "Bilal Xhaferri".
Ka botuar vëllimet me tregime "Turtullesha dhe djalli" (1992), "Rrëfimet e një hajduti" (1998), "Aromë Çamërie" (2004), "Mrekullitë e rreme"(2005) dhe romanet "Robër të paqes" (1994), "Parajsa e mallkuar" (1997).
Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë dhe botojë të përmuajshmen "Krahu i Shqiponjës".

No comments: