Nga Sazan GOLIKU
KRIJIMTARI ME VLERA TË RRALLA
"Mrekullitë e rreme" titullohet libri i ri me tregime i Shefki Hysës, për të cilin shkrimtari i shquar Dritëro Agolli shprehet: "Tregimtari im i dashur, me vrojtime të çuditshme dhe ndjenja të holla; shkimtar i çmuar nga unë e të tjerët".
Me këtë libër shkrimtari Shefki Hysa ka thelluar tiparet më të mira të prozës së tij, duke bërë kështu një hap tjetër në rrugën e ravijëzimit të profilit të vet krijues. Në këto tregime ai priret nga e sotmja, madje duke sjellë edhe të shkuarën nëpërmjet retrospektivës. Personazhet e tij janë nën presionin e shtetit totalitar, por edhe të cmirës, lakmisë, vanitetit dhe hipokrizisë njerëzore, të cilat mbijetojnë në çdo sistem politik e shoqëror.
Në çdo faqe të librit autori pohon me forcë egzistencën e vlerave të njeriut, mirësinë, guximin dhe pathyeshmërinë e besimit te vetja. Të gjithë personazhet kalojnë çaste traumatike, por autori nuk pranon që hija e pesimizmit ta ndjekë lexuesin pasi mbaron tregimin.
Gjuha alegorike dhe ironike e këtyre prozave e shfrytëzon hiperbolën dhe kontrastin pa u ikur referencave me mjedise, tipa e ngjarje konkrete të realitetit shqiptar. Elementet e fantastikes e të magjikes janë në funksion të një realizmi të egër, po bindës.
Libri hapet me shkrimin e Dritëro Agollit "Një shkallë e re krijimtarie" dhe mbyllet me analiza për prozën e Shefki Hysës nga shkrimtarë e kritikë të njohur si Ismail Kadare, Natasha Lushaj etj…
Sazan Goliku
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
Ok, Sazan!
Post a Comment