Friday, November 30, 2007

Nga Sazan Goliku

"Aromë Çamërie" – mesazh qëndrese

Shkrimtari dhe publicisti Shefki HYSA, i njohur për romanet e tregimet e botuara në vitet ’90, doli para lexuesve me librin e ri me tregime "Aromë Çamërie".

Rrëfimet e këtij libri përshkohen sa nga tragjizmi, që kushtëzohet dhe reflektohet nga fati i banorëve të Çamërisë, aq dhe nga një lirizëm heroik, që buron nga lufta dhe qëndresa për mbijetesë dhe vlerat morale e shpirtërore të çamëve.

Në çdo faqe të këtij libri jepet, sidomos për brezat e rinj, edhe mesazhi i mos-harresës dhe i botës pak të njohur të krahinës më jugore të Shqipërisë.

Ajo botë, me fisnikërinë e saj, mëkon thellë ndjenjën e dashurisë për vendlindjen dhe sensibilizon vetëdijen shqiptare për fatalitetin e kombit tonë që nuk i harron ato vise të bekuara që u goditën në palcë nga gjenocidi shovinist grek.

Sazan GOLIKU

No comments: