DRITËRO AGOLLI
Fragment
…Poeti në poezi ndjehet që është nga Çamëria. Figurativisht ai jep tërthorazi tragjedinë çame, jep trishtimin dhe mallin, pikëllimin dhe shpresën, kujton nënat dhe etërit nga kanë dalë njerëz të shquar si Hoxha H. Tahsini, Muhamet Kyçyku dhe valltari me famë Osman Taka. Të mos vijmë pastaj në kohët moderne nga ka dalë shkrimtari i mrekullueshëm me fat tragjik Bilal Xhaferri. Dhe pastaj publicisti i madh Javer Malo, por mos të harrojmë se edhe sot kur unë shkruaj këto radhë, ngrihet mbi të gjithë shkrimtari i famshëm humorist Qamil Buxheli; del tregimtari me vrojtime të çuditshme dhe ndjenja të holla Shefki Hysa apo poeti Abaz Veizi e me radhë. Pata thënë me bindje se dhe poeti Hekuran S. Halili ka për të zënë vendin e tij në këtë varg njerëzish të shquar të Çamërisë…
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment