VEÇOJ: "DHE DITA VDES"
Mbresa për vëllimin me tregime të autores Dylbere Dika
Po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë prania e firmave të reja në fushën e letrave, gjë që tregon se letërsia jonë do të ketë një të ardhme të begatë.
Poetesha e re Dylbere Dika, pas botimit të përmbledhjes me poezi "Parajsa e shitur", paraqitet para lexuesve me një përmbledhje me tregime, e cila titullohet "Dhe dita vdes".
Në vazhdën e individualitetit të saj krijues, autorja e talentuar edhe në këto proza, të shkruara me frymëzim e sinqeritet, synon të japë tablo nga jeta e kohës, duke derdhur në to mbresa të freskëta, të mbarsura me një frymë poetike joshëse. Tregimet e shkurtra me subjekte të thjeshta, pa shumë ndërlikime, shpalosin mesazhe njerëzore, herë-herë edhe me sinqeritet e naivitet, por gjithsesi emocionuese për lexuesit.
Si në poezi, ashtu edhe në prozë autorja e re Dylbere Dika dallohet për prirje të veçanta në krijimtari, për një teknikë të kënaqshme në përshkrimin e ngjarjeve dhe gdhendjen e personazheve, për frymëzim e sinqeritet në të shkruar, ç'ka premton se kjo krijuese në të ardhmen, falë përvojës së fituar, do të na japë vepra edhe më të arrira nga ana artistike, duke formuar kështu plotësisht profilin e saj krijues.
HIQMETE DAJA
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
Rrofsh, Hiqmete!
Post a Comment