Monday, January 14, 2008

Bilal Xhaferri
(1935-1986)

Po paraqesim disa nga datat kryesore, ditë të shënuara, siç shprehet populli, të jetës dhe veprimtarisë së Bilal Xhaferrit.

1935, 2 nëntor u lind në fshatin Ninat të Konispolit, në krahinën e Çamërisë.

1943, i vdes e ëma.

1945, i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.

1948, largohet prej vendlindjes.

1948-1952 jeton dhe punon në Sarandë, punëtor krahu, korier poste, etj.

1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit.

1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat "Zëri i Rinisë", "Drita", në revistat "Nëntori", Ylli", etj.

1966 i botohet vëllimi me tregime "Njerëz të rinj, tokë e lashtë" që pati një sukses jo të zakonshëm.

1967 i botohet vëllimi me poezi "Lirishta e kuqe", i cili ndalohet nga censura komuniste.

1967 shkruan romanin "Krastakraus" që u botua më 1993, pas vdekjes.

1968 shkruan skenarin për film artistik "Era shtyn mjegullat".

1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.

1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.

1970, shkon në SHBA, në Boston.

1970-1972 punon në gazetën "Dielli" në Boston, në SHBA.

1972 dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja", në Prishtinë, romanin "Ra Berati".

1974, në tetor, në Çikago të SHBA themelon revistën "Krahu i shqiponjës", botim i Lidhjes Çame.

1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën "Krahu i shqiponjës", ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj.
Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986

1975 boton fragmente të romanit "Trotuare të kundërta" në revistën "Krahu i shqiponjës".

1977 boton fragmente të romanit "Hëna e kantjereve" në revistën "Krahu i shqiponjës".

1978 e plagosin disa njerëz të panjohur.

1981 digjet redaksia e revistës "Krahu i shqiponjës" ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.

1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit.

1986, 14 tetor, vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.

1995, 3 maj, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen "Martir i demokracisë" (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".

1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa drejtues i Shoqatës Kulturore "Bilal Xhaferri", në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.

"Krahu i shqiponjës"

No comments: