Shkrimtari Hysen Sinani
Hysen Sinani lindi më 7 shkurt të vitit 1949, në Tiranë. Ai është një ndër shkrimtarët shqiptarë më në zë të brezit të vet dhe një ndër përkthyesit më prodhimtarë të letërsisë artistike.
Hyseni është arsimuar në Tiranë, autodidakt (i vetëshkolluar), kështu preferon të shprehet për veten e vet. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë dhe botimeve. Në vitet 1964-1974, Hyseni ka përvetësuar gjuhën franceze; 1974-1980 përvetësoi gjuhën italiane; 1990-1995 përvetësoi gjuhën greke. Pra është një autodidakt që ka pasur sukses edhe në përvetësimin e gjuhëve të huaja, të cilat do t’i vlenin më vonë në jetë për t’u bërë edhe përkthyes i mirë për letërsinë artistike.
Nga viti 1964 deri në vitin 1974, Hysen Sinani ka punuar si punëtor në disa ndërmarrje prodhimi, si Fabrika e Lullave, Uzina Dajti, Konsumi i Gjerë, Ndërmarrja e Montimeve Industriale, etj.
Në vitin 1974 deri në vitin 1985, ka punuar redaktor letrar dhe gazetar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe në gazetën "Drita", organ i këtij institucioni kulturor e letraro-artistik.
Në vitet 1986-1991 punoi përsëri punëtor në Uzinën e Traktorave dhe në Fabrikën e Llullave.
Në vitet 1991-1992 shkoi në emigracion në Greqi. Në vitet 1992-1994 u rikthye në Shqipëri dhe nisi veprimtarinë private me firmën e tij botuese "Artemida", midis botimeve të së cilës është edhe fjalori Greqisht-Shqip, me rreth 20 000 fjalë, i hartuar nga vetë autori. Në vitet 1994-1999 shkoi përsëri në emigracion në Greqi, për shkak të falimentimit të firmës botuese, si edhe realizoi disa udhëtime njohëse si gazetar në Itali dhe Francë.
Në vitet 1999-2008 u rikthye në Tiranë, ku jeton dhe vepron si shkrimtar, publicist i lirë, përkthyes. Krijimtarinë e vet e publikon në shtypin letrar si gazetat "Drita", "Shqip", revista "Krahu i shqiponjës", etj., etj.
Hysen Sinani nëpër vite ka botuar shumë vepra të ndryshme letrare. Më të spikatura janë romanet: "Gjergji" (1980), tregon historinë e një punëtori që dëshiron të bëjë përpara në jetë, duke iu larguar ambienteve punëtore jo aq tërheqëse për ëndrrat e tij; "Nuk e harroja atë ditë" (1989), tregon gjithashtu historinë e një punëtori të ri, por tashmë të një individi të persekutuar nga kolektivi dhe në konflikt të hapur me kolektivin ku ai punon; "Një burrë si ky" (1992), këtu është vënë në qendër një çift të sapomartuarish që përplasen, përveç halleve të tyre personale, edhe me ndeshjen ndaj një administrate çnjerëzore dhe të egër ndaj individit me probleme; "52 burra për një grua" (1999), është një roman i shkurtër epik, me në qendër fatin e një gruaje, e cila bëhet mollë sherri midis dy familjeve në gjak dhe po ajo sakrifikohet për të shuar gjakderdhjen, në emër të një qëllimi më të lartë kombëtar; "Legjenda e dheut të keq" (2000), është një roman krejt modern, i pashkruar më parë në letërsinë shqipe. Aty shkrihen elementët e një publicistike letrare, ku pjesërisht personazhet janë realë, me atë letrare artistike ku marrëdhëniet emocionale dhe përshkrimet janë fiktive në atë masë që e dëshiron qëllimi krijues i autorit; "Triseta, teoremë për dashurinë" (2002), mund të merret si një roman fantastiko-shkencor në shikim të parë, sepse trajton zbritjen e jashtëtokësorëve në planetin tonë për të mbjellur farën njerëzorë. Por, për marrëdhëniet e krijuara midis personazheve, në radhë të parë, ashtu siç e tregon edhe vetë titulli, është një roman erotik, ndoshta i vetmi në letërsinë tonë që ka si qëllim pikërisht trajtimin e fenomenit të dashurisë midis njerëzve; "Sadisti" (2003), mund të konsiderohet si një horror ironik për një moral më të mirë të shoqërisë shqiptare, ku vrasja dhe përdhunimi janë bërë një formë banale e jetës së përditshme. Me dy fjalë, subjekti i tij është ky: një djali të ri i përdhunon të fejuarën një bandë djemsh rrugaçë; heroi i romanit merr ha duke ekzekutuar secilin sipas fjalëve që i ka thënë viktimës gjatë aktit të përdhunimit.
Shkrimtari Hysen Sinani ka realizuar edhe shumë përkthime nga më dinjitozet e letërsisë botërore si: "Për atdheun", nga Blasko Ibanjez; "Maria Shapdëlenë", nga Luis Hemon; "Madalena", nga Henri Truaja; "Greqishtja për shqiptarët", nga "Asimil"; "Jeta e Volterit", nga Andre Morua; "Udhëtari i natës", Maurizio Maggiani; "Një Xhinxhis Khan i ditëve tona", Alberto Bevilacqua; "Krimet e mëdha të historisë", Pierre Bellemare; "Shqisa jonë e gjashtë", Charles Richet; "Udhëtim në fund të natës", Louis-Ferdinand Céline; "Filozofia në sallon", Markezi Dë Sad; dhe përkthime të tjera në proces botimi.
Shkrimtari dhe përkthyesi Hysen Sinani ka dhënë kontributet e veta edhe në fushën e leksikografisë: "Fjalor Greqisht-Shqip" me 20.000 fjalë; "Fjalor Shqip-Greqisht" me rreth 6.000 shprehje të përdorimit të përditshëm të gjuhës greke, etj, etj.
Aktualisht Hyseni është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Ja disa nga titujt e veprave kryesore që ka shkruar e botuar dhe që ka përkthyer e botuar:
1. "Gjergji", roman, Tiranë (1980)
2. "Nuk e harroja atë ditë", roman, Tiranë (1989)
3. "Një burrë si ky", roman Tiranë (1992)
4. "52 burra për një grua", roman, Tiranë (1999)
5. "Legjenda e dheut të keq" roman, Tiranë (2000)
6. "Triseta, teoremë për dashurinë", roman, Tiranë (2002)
7. "Sadisti", roman, Tiranë (2003)
8. "Për atdheun", nga Blasko Ibanjez; përkthim
9. "Maria Shapdëlenë", nga Luis Hemon; përkthim
10. "Madalena", nga Henri Truaja; përkthim
11. "Greqishtja për shqiptarët", nga "Asimil"; përkthim
12. "Jeta e Volterit", nga Andre Morua; përkthim
13. "Udhëtari i natës", Maurizio Maggiani; përkthim
14. "Një Xhinxhis Khan i ditëve tona", Alberto Bevilacqua; përkthim
15. "Krimet e mëdha të historisë", Pierre Bellemare; përkthim
16. "Shqisa jonë e gjashtë", Charles Richet; përkthim
17. "Udhëtim në fund të natës", Louis-Ferdinand Céline; përkthim
18. "Filozofia në sallon", Markezi Dë Sad; përkthim
Elim Xanxari
Marrë nga libri "Diplomaci në kufi vetëmohimi" (Zhvillime të çështjes çame), Tiranë, 2008, të autorit Shefki Hysa
Wednesday, March 12, 2008
Vepra e një autoreje me të ardhme
Shënime për romanin "Me putrat tona shetitëm botën" të autores Xhulia Xhekaj
Kur gjykon një vepër letrare, padyshim duhet të kesh parasysh edhe moshën e autorit apo autores së saj. Në rastin tonë tek lexon romanin "Me putrat tona shëtitëm botën" të Xhulia Xhekaj, autore e re, në moshën e fëmijërisë, bindesh plotësisht se ke të bësh me një talent në fushën e letërsisë që do të ketë të ardhme me veprat që do të krijojë, natyrisht po e vazhdoi këtë rrugë. Përse?
Së pari romani i Xhulia Xhekajt dallohet për një gjetje sa të qelluar, aq dhe interesante. Dhe kjo nuk është pak për një vepër artistike. Që të mos i zbehim kureshtjen lexuesit, nuk po i rrefejmë subjektin e veprës, por duam të shtojmë se gjetja apo fabula që ka krijuar autorja, e cila si një ngrehinë e mban romanin e saj, është pjellë e një fantazie të admirueshme, ç'ka për një krijuese si Xhulia, është një dhunti e veçantë për të mos thënë fat, që ia ka dhënë natyra. Në këtë kuptim, Xhulia lipset të dijë që i është dhuruar një dhunti që pakkush e ka e që, po diti, me përkushtim e punë të palodhur, do ta shfrytëzojë në të ardhmen për të krijuar vepra të bukura, me cilësi artistike e me peshë.
Së dyti, fantazia e ndezur e romanit, që lexohet me kureshtje, shpesh të lë mbresa të thella e të befason, sa thua me vete se si i ka vajtur në mendje autores së re për të krijuar me shije e me mjeshtëri, situata të tilla interesante, plot humor, në të cilat enden personazhe-mace, po kaq interesante si Arsa, Bina, Kuqoja, Otomina, Riki, Sui, Xhoi, Steberei, të cilat shetitën botën siç shprehet autoria qysh në titullin "Me putrat tona shëtitëm botën".
Lexuesit do të kenë mundësinë që të njihen me bëmat gjurmëlënëse të këtyre maceve-personazhe, me shëtitjen e tyre, me aventurat që kalojnë ato, me teta Shadiskën e vetmuar, së cilës i ngjallin kënaqësinë e fëmijëve që i janë larguar e me plot ngjarje të tjera të përshkruara jo vetëm me fantazi, por edhe me njëlloj naiviteti ç’ka shpjegohet me moshën e autores.
Së treti, vepra dallohet për gjallëri e temporitëm. Është shkruar me një stil të shkathët, modern, pa zvarritje e proliksitet. Si mjet artistik për zbulimin e personazheve në të mbizotëron dialogu, një dialog plot ritëm e nerv artistik. Ç’do gjë në vepër është në lëvizje, në aksion. Autores Xhulia Xhekaj nuk i hyjnë në punë përshkrimet e zgjatura, përkundrazi asaj i pëlqejnë batutat e personazheve të saj të dashur, me të cilat sillet e vepron sikur janë në një lojë, në një lojë fëmijësh. Mendoj se pikërisht këtu qendron një nga pikat e forta të romanit, i cili besoj se do të lexohet me ëndje e kureshtje prej të vegjëlve. Ajo shpalos një botë fantastike, tejet fëmijnore, plot gjallëri, ç’ka është e tepërt të themi se është e pëlqyeshme prej fëmijëve.
Edhe mbyllja e romanit, kur teta Shadiskës, pasi i ikin macet e dashura, i vijnë fëmijët, është kuptimplotë dhe e gjetur artistikish. Kësisoj gjithçka, tërë ato ngjarje e aventura plot ritëm, gjallëri e humor, mbyllen me një situatë simbolike që shpalos mesazhin: në jetë, çfarëdo që të ndodhë, tek e fundit mbizotëron malli për vendlindjen, dashuria për të afërmit, për njerëzit e për gjithçka të mirë e të dobishme.
Ky është romani i Xhulia Xhekajt; le t’jua lëmë juve lexues të gjykoni më mirë për të...
Sokol JAKOVA

Tuesday, March 11, 2008
Si një engjëll
Bashkëbisedim me talenten e rrallë Xhulia Xhekaj
Xhulia Xhekaj, vogëlushja dymbëdhjetë vjeçare, të bën menjëherë për vete që në çastin e parë të njohjes me mënyrën se si flet e si sillet lirshëm, me çiltërsinë fëminore me zgjuarësinë dhe veçanërisht me pasjonin që e karakterizon për letërsinë. Ka një portret të rrallë që të rrëmben aq sa të kujton një engjëll të vogël, me ata sy të qeshur që xixëllijnë zjarrin që ushqen pareshtur imagjinatën e saj, me atë vështrim të mprehtë poshtë dy vetullave të zeza si pendë korbi, vështrim që aty të zhbiron e aty bëhet ëndërrimtar. Ka një fytyrë bardhoshe e të imtë, në tiparet harmonike të së cilës gjithmonë lodron e ia beh e qeshura, madje edhe atëherë kur Xhulia detyrohet të shtiret serioze apo e nxehur nga prapësitë e rëndomta të jetës.
Ja si e prezanton Xhulia veten e saj me ato nazet e moshës:
- Jam dymbëdhjetë vjeç, kam lindur në qytetin e Vlorës dhe jetoj në Tiranë që prej moshës dy vjeçare.
Studioj në shkollën "Konferenca e Pezës" dhe përpiqem me gjithë shpirt që të jem shembull në mësime dhe në gjithçka. Mbi të gjitha më pëlqen të shkruaj. Dua të shkruaj gjëra reale, jo si në përralla, megjithëse jam ca ëndërrimtare. Ëndërroj të shëtis nëpër botë e të zbuloj sa më shumë nga të panjohurat e saj.
Vitin që shkoi Xhulia doli para lexuesve me një novelë që titullohet "Një engjëll pa krahë". Ajo na rrëfen me krenari fëmije se kopjen e parë të këtij libri, ia ka dhuruar zonjës Liri Berisha, e cila njihet si një persolalitet që u përkushtohet fëmijëve, veçanërisht të talentuarve si Xhulia.
Krahas mësimeve që i zgjerojnë horizontin e dijeve, ajo gjen kohë edhe për të shkruar. Hedh në letër copëza nga bota e saj me dëshirën që kur t’i lexojnë bashkëmoshatarët të bëhen gjithmonë e më të mirë, fëmijë të mbarë që do të rriten e do të drejtojnë me mençuri botën drejt një qytetërimi përherë e më të bukur, si në përralla.
Këto ditë Xhula ka dorëzuar në shtyp një roman tepër interesant jo vtëm për bashkëmoshatarët e saj, por edhe për të rriturit, me titull "Me putrat tona shëtitëm botën". Kur lexon sadopak nga krijimtaria e Xhulias, mund të thuash pa frikë se talenti i saj në të shkruar është jo vetëm i pazakontë për moshën, por një dhuratë nga Zoti që duhet vlerësuar nga të gjithë.
Kur e pyet vogëlushen Xhulia se si nisi të shkruajë, ajo përgjigjet me çiltërsi:
- Po ja, unë kam një shoqe të ngushtë që quhet Pamela dhe një shok, i cili është më i vogël se ne në moshë, që e ka emrin Genti dhe ne të tre kishim vendosur të bënim një libër së bashku.
Pamelës i pëlqejnë shumë kafshët dhe donte që librin ta bënim për kafshët. Gentit i pëlqen shumë sporti dhe dëshironte të shkruanim për sportin, ndaj unë vendosa që të shkruaja më vete, pasi kishim dëshira të ndryshme nga njëri-tjetri.
Shkrimtaria e vogël, Xhulia, ka ëndrra dhe plane të mëdha për të ardhmen. Ajo është një vajzë impulsive që di të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera jo vetëm me prindërit, babin Aranitin dhe mami Sanien, por me të gjithë shoqet e shokët e saj.
- Unë i dua shumë mamin e babin. Ata kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë shembull në jetën time. Mami për mua është edhe shoqe edhe nënë. Me të diskutoj për të gjitha shkrimet e mia. Edhe me vëllain tim të vetëm kam marrëdhënie të shkëlqyera, ai është shoku im më i mirë e më i besuar… Kam edhe shumë shoqe e shokë që më duan e i dua shumë.
Xhuli të tërheq jashtë mase me mënyrën si flet e diskuton, si të qe një vajzë e rritur dhe jo një fëmijë që sa ka nisur të hedhë hapat e para në jetë. Ajo jo vetëm që shkruan shumë bukur dhe është patjetër një talent i rrallë për moshën e saj, por mbi të gjitha është shumë e sjellshme dhe e zgjuar, pra është si një engjëll i vërtetë që do ta admironte gjithkush. Shpirti i saj i brishtë duket se rrezaton vetëm butësi e dlirësi.
- Mua më pëlqen shumë të shkruaj, por kur të rritem mendoj të bëhem gjygjtare. Dua që në këtë botë të vë sadopak drejtësi në gjithçka. Më dhemb në shpirt kur shoh njerëz që lypin në rrugë… Dua që jeta e të gjithë njerëzve të jetë një pranverë pa mbarim… Sidoqoftë nuk do të rresht as së shkruari…
Dylbere DIKA

Tuesday, March 4, 2008
Befasia – Mina Çaushi
Ata që e njohin nga afër krijuesen pesëdhjetë e katër vjeçare, Mina Çaushi, befasohen për ditë e më shumë prej energjive të saj të pashtershme si veprimtare e palodhur në shërbim të çështjes shqiptare. Por një befasi e këndshme dhe tejet mbresëlënëse është ajo edhe për miqtë e rinj e të saponjohurit. Është njeri i papërtuar, i palodhur dhe e përkushtuar gjer në prag të pamundësisë. Për këtë gëzon gjithandej respekt.
Po si mund ta përshkruash me pak fjalë portretin e saj? Mina Çaushi lindi më 28 janar 1954 në Tiranë. Është arsimuar në shkollat e qytezës së Kamzës dhe në Tiranë.
Në vitin 1979 Mina u përjashtua nga radhët e Partisë së Punës për shkak të ideve të saj demokratike dhe u detyrua të punonte në prodhim në punë të ndryshme. Megjithë punët e vështira që bënte, ajo iu përkushtua edhe krijimtarisë letrare dhe publicistike. Ka filluar të shkruajë poezi që në vitin 1970, por, për shkak të bindjeve, krijimet e saj e panë dritën e botimit vetëm pas vitit 1990, kur u rrëzua sistemi diktatorial dhe u vendos demokracia në vendin tonë.
Mina Çaushi që nga viti 1993 u largua familjarisht nga Shqipëria si emigrante ekonomike dhe u vendos në Greqi, në Athinë, me idenë e një jete më të mirë si gjithë shqiptarët që lanë atdhenë dhe mërguan në dheun e huaj.
Ajo përveç punës për të siguruar mbijetesën e saj si njeri, iu përkushtua edhe ngritjes së mëtejshme intelektuale. Ka kryer disa specializime. Tani është anëtare e Organizatës Europiane për të Drejtat e Grave.
Në vitin 1999 Mina Çaushi u shfaq si bashkautore e librit "Metanastes stin Elladha", botuar në Athinë, me shkrime disa shkrime për shqiptarët jashtë atdheut dhe ky ishte suksesi i parë intelektual i saj në emigracion.
Në vitin 2003 botoi për herë të parë vëllimin e saj poetik "Pikëllimi" dhe në vitin 2004 i vazhdoi botimet me librin e dytë poetik "Album familjar".
Në vitin 2005 botoi vëllimin poetik "Pu tha me vris" ("Ku do më gjesh") në gjuhën greke që u mirëprit nga lexuesit vendës të Athinës dhe emigrantët shqiptarë.
Në vitin 2006 Mina botoi librin poetik "Rrezatimi i copave të pasqyrës" që do të pasohej me botime të tjera në poezi, prozë e publicistikë që e bënë të njohur në qarqet letrare dhe ato të gazetarisë.
Mina Çaushi është korrespodente e revistës "Krahu i shqiponjës" për Athinën dhe Greqinë. Me shkrimet e saj ajo sjell në faqet e kësaj reviste jetën e vështirë të mërgimtarëve shqiptarë, intelektin dhe aftësinë e tyre për të mbijetuar në dheun e huaj, sidomos të grave e vajzave shqiptare.
Mina është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Ajo ka botuar shumë materiale letrare e publicistike, por veprat e saj më të spikatura janë:
"Pikëllimi", poezi, Athinë, 2003
"Album familjar", poezi, Athinë, 2004
"Pu tha me vris" ("Ku do më gjesh"), poezi, Athinë, 2005, ISBN 960-408-040-7
"Rrezatimi i copave të pasqyrës", poezi, Athinë, 2006, ISBN 960-408-053-9
"Pikëllim familjar", poezi, Sh.B. "Bilal Xhaferri",Tiranë, 2006, ISBN 99927-960-7-3.
I urojmë shkrimtares Mina Çaushi suksese të mëtejshme në krijimtarinë letrare dhe në veprimtarinë e saj si pjesëtare e Forumit të Gruas Europiane.
Dylbere Dika

Monday, March 3, 2008
Nga Namik Mane
ÇAMËRISË
Këtë natë të ftohtë shkurti, 1)
U ngarkova:
Plot me farëza lirie
Dhe u nisa për tek ty,
Që të mbjell në tokën tënde,
Këto farëza, Çamëri.
Nga Kosova fishekzjarret
Dritë, ditë, ma bëjnë rrugën,
Ndaj dhe unë nuk njoh pengesa,
Shpejt e shpejt, po vij tek ty,
Moj dhimbshuria ime,
E pathinjura, Çamëri.
Më djeg gjoksi prej shumë vitesh
Nga një mall që s’ka përmasa…
Dhe në u thafshin oqeanet
Se nxëjnë dot këtë mallin tim,
Vetëm ti mund ta mbash brenda,
Në gjoksin tënd, moj Çamëri.
Hapi krahët, prite birin,
Po të vjen…
Do shkëmbejmë ne të dy,
Fjalë bese, këtë mbrëmje:
Do t’i mbush unë gjithë kullotat,
Plot e plot, me klumushtore,
Se të pjellat, do i kemi,
Shumë të mbara këtë vit,
Dil, moj Çamëri, më prit!
1). 17 shkurt 2008, dita e Pavarësisë së Kosovës.

Saturday, February 23, 2008
[- Në vend të strategjisë së helenizimit të Shqipërisë politike, strategji e deklaruar dhe e aplikuar masivisht në vitet e fundit, duke iu kthyer një politike realiste të vlerësimit të potencialeve njerëzore shqiptare në Greqi, do të kishim padyshim inversin e saj, shqiptarizimin e natyrshëm të Greqisë -.]
Nga QEMAL VELIJA
ARVANITIA - ose fytyra shqiptare e Greqisë
Edhe pse fluid për nga shtrirja gjeografike (për nga shpërndarja dhe përqëndrimi), ky koncept, pra Arvanitia, përbën në të vërtetë një realitet sa historik, etnik, demografik, aq dhe konkret në qënësinë e tij brenda juridiksionit të shtetit politik grek. Një realitet që mban gjithsesi vulën shqiptare, edhe pse i mënjanuar, i braktisur, i mohuar zyrtarisht nga faktori politik dypalësh. I shtrirë pothuaj në të gjithë territorin e shtetit të sotëm grek, ai përbën pika përqëndrimi të konsiderueshme në një sërë rajonesh të shënuara, si në Peloponez, Etoli, Akarnani, Beoti, Atikë, Eube, ishujt jonianë, etj (pa përfshirë këtu krahinat e Epirit, Thesalisë e Maqedonisë jugperëndimore të cilat duhen konsideruar si pjesë të shkëputura nga integraliteti i njësisë tokësore shqiptare). Mbizotërues në një varg qytetesh, ky element shqiptar, i njohur si arvanit (apo arbëresh) përbën bashkësi të tëra në popullsinë rurale e atë urbane tradicionale, duke kapur shifra pak të lakuara publikisht, por që në realitet shkojnë rreth 30-35 përqint të gjithë popullsisë në shtetit e sotëm grek prej 10.5 milionë banorësh.
Ky realitet shqiptar i demonstruar fuqishëm në shekujt e mëparshëm, aq sa në përshtypjen e përgjithshme mbizotëronte krejtësisht konceptin e Greqisë gjeografike dhe nguliste protagonizmin e vet në ngjarjet politike, shoqërore, ushtarake përgjatë shekujve deri në krijimin e mbretërisë greke të dekadës së tretë të shekullit 19. Mbas krijimit të shtetit grek, që duhet thënë se mban vulën mbizotëruese pikërisht të këtij faktori shqiptar, aq sa në Panteonin e sotëm grek figurat udhëheqëse të atij revolucioni që solli krijimin e tij janë pothuaj të gjithë arvanitë, ata që e pësuan dhe iu nënshtruan shtypjes kombëtare ishin po ata vetë. Të mashtruar dhe besëprerë prej bashkëpunëtorëve të tyre grekë, por edhe të shpërfillur prej faktorit politik ndërkombëtar që përcaktonte fatet e popujve e shteteve të vegjël, ata u konsideruan dhe u paraqitën si një popullsi greke (duke njësuar arbitrarisht etninë me ortodoksinë dhe helenizmin si frymë dhe identitet). Instrumentalizimi i këtij elementi shqiptar prej kishës, arsimit dhe strukturave të tjera të shtetit teokratik që u uzurpua prej grekëve, shtypi aspiratën e tyre për një shtet shqiptaro-grek, ashtu siç ishte projektuar që në fillimet e lëvizjes heteriste. Dhe për rrjedhojë, shkon deri në atë masë sa e kthen këtë realitet historikisht shqiptar në të pandjeshëm dhe të paevidentuar zyrtarisht në shoqërinë greke. Lëvizjet modeste identifikuese apo ndriçuese të dala prej këtij realiteti, si klubet kulturore, shoqëritë, institucionet arsimore apo të propagandës, që herët u mbytën në mënyrë të pamëshirshme. Në kushte të tjera trajtimi, grupe të kësaj popullsie shqiptare (kryesisht nga Peloponezi, të cilin një autor duke u nisur nga përbërja e popullsisë e emërton "Shqipëria Greke"), të ikur prej shekujsh në jugun italian, ata që quhen arbëreshë, në të kundërt u kthyen në vatër të lëvizjes patriotike, kulturore, intelektuale, gjuhësore e letrare për mbarë shqiptarët, u kthyen në një bashkësi spikatëse identifikuese.
Protagonistë të ndjeshëm në historinë e trojeve të tyre, arvanitët e Greqisë lënë gjurmë të pashlyeshme: - në shkëputjet dhe kryengritjet prej pushtetit bizantin e më pas sllav në shekujt 12-14; - në rezistencën antibizantine e antiosmane në mbrojtje të principatave e despotateve thjeshtë shqiptare në ato troje në shekujt 14-15; - në protagonizmin luftarak si "kleftë", "stratiotë", "armatolë" e "kapedanë" gjatë shekujve 15-19, qoftë në territoret e sipërthëna kundër pushtetit perandorak osman, qoftë dhe nëpër arenat luftarake të Europës ku njihen edhe si gjeneralë, edhe si kapitenë, edhe si trupa të hatashme luftarake. Për të ardhur si promotorë të lëvizjes shtetformuese në fillimshekullin 19 deri në krijimin e mbretërisë së vogël greke të vitit 1829.
Të pambështetur dhe të manipuluar prej institucionesh politike apo kishtare kombëtare, siç i kishin në fakt pjesëtarët e kombësisë greke që morën pjesë në revolucionin e përbashkët, ata ranë mjerisht në kurthin e ngritur prej grekëve. Duke përfaqësuar vetëm krahun luftarak të revolucionit, me idenë e krijimit të një shteti shqiptaro-grek (meqenëse formacionet e organizimit politik, qoftë dhe në kuadër të një perandorie osmane, për shqiptarët, ishin shpërbërë dhe rënë nga fuqia, pra Pashallëqet e mëdha të Shkodrës dhe Janinës), ata i dhanë tonin këtij revolucioni dhe më pas u tradhëtuan në idenë e tyre. Shteti i sapoformuar grek (me kontributin vendimtar të arvanitëve) ndër masat e para që mori ishte suprimimi i kësaj pjese të popullsisë, që në një të ardhme mund të përbënte një rrezik të vërtetë për vetë ekzistencën e shtetit me profil grek. Kjo për arsye të evidentimit dhe daljes në skenë të lëvizjes shqiptare për riformim shtetëror në fund të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20, pra pavarësimit të një shteti shqiptar. Nëse faktori shqiptar në shtetin e atëhershëm grek do të ishte në pozitën që i takonte, pra të elementit shtetformues dhe identifikues, padyshim që edhe lëvizja pavarësuese e shqiptarëve, e cila fillon me Lidhjen e Prizrenit dhe kurorëzohet me krijimin e shtetit të vitit 1913, do të kishte të tjera prerogativa dhe profilet e shteteve në Gadishull mund të kishin një tjetër konfigurim.
Në një eventualitet të tillë, nëse shqiptarët e Greqisë nuk do ti ishin nënshtruar një shtypjeje sistematike dhe të egër, një përpunimi djallëzor e intensiv, si nga ana e kishës ashtu dhe nga arsimi e institucionet e tjera shtetërore, do të drejtoheshin për nga aspirata e natyrshme e lidhjes me shtetin amë të krijuar, Shqipërinë. Në një konteks të tillë, Greqia do të vihej përballë dhe në dyshim, për vetë numrin e konsiderueshëm të arvanitëve dhe për vetë shtrirjen territoriale të tyre në rajonet kryesore të shtetit grek, dhe në veçanti të atyre rajoneve që kishin kontinuitet të dukshëm me territoret e shtetit shqiptar, siç ishin Thesalia, Akarnania, Etolia, e pse jo edhe pjesë të konsiderueshme të Peloponezit.
Dhe, përkundër përpjekjeve ngulmuese greke për mbajtjen në gjendje latente të elementit shqiptar në Greqi, kemi qëndrimin e papërligjur të shtetit dhe politikës shqiptare, që në asnjë moment të ekzistencës së tij nuk e ka ngritur këtë në problematikën mes dy shtetesh, për të drejtat dhe detyrimet e kësaj pjese të kombit shqiptar karshi shtetit amë. Në përpjekjet më entuziaste të tij kemi përmendjen e tyre, domethënë të arvanitëve, si koloni shqiptare në Greqi dhe "për kontributin e tyre në revolucionin dhe krijimin e shtetit grek". Ashtu si në rastin e Çamërisë, që gjithsesi ka një specifikë më të ndryshme, shteti shqiptar është përgjunjur përballë presioneve të shtetit dhe politikës greke, duke u vetëmjaftuar në përpjekjet "titanike" për të mbrojtur veç Epirin e Veriut të cilin e ka nën juridiksionin e vet, që edhe ky gjithsesi në momente të caktuara edhe i ka dalë duarsh (kujtojmë "grekun e parë" "të dytin", "të tretin" që shkeli me dhunë e terror këto vise si në dekadën e dytë ashtu dhe në vitet 40 të shekullit njëzet), dhe e ka rimarrë përsëri, veç në sajë të aktivizimit të popullsisë lokale apo të koniukturave të politikave ndërkombëtare. Ndërsa për territoret dhe popullsitë e mbetura nën juridiksionin grek nuk ka ushtruar as më të voglin detyrim dhe angazhim.
Më tej, në përkrahje të politikave të mbrapshta të aplikuara në Shqipëri, propaganda dhe mjetet e manipulimit të opinionit publik e kanë deformuar në masë të konsiderueshme qëndrimin karshi elementit shqiptar në Greqi. Është preferuar të heshtet në masë të madhe për të si një realitet inekzistent, ose në raste të tjera, ku ka qenë e pamundur shmangia, paraqitjen si një masë e pavlerë për çështjen shqiptare. Dhe siaps këtij opinioni të krijuar artificialisht, faktori shqiptar në Greqi është asimiluar krejtësisht apo është greqizuar deri në atë masë sa nuk është e vlershme të flitet për të. Diç të vërtetë ka, po jo në tërësi, për shkak të topitjes dhe letargjisë në vetëdijen kombëtare të tyre. Por, në të kundërt, një popullsi disamilionëshe gjithsesi përbën një faktor që kurrsesi nuk mund të shpërfillet dhe që i dikton, me ekzistencën e vet, politikës greke një agresivitet të dukshëm dhe një konservatorizëm të skajshëm të qëndrimit karshi shqiptarëve dhe shtetit të tyre. Kjo jo sepse arvanitët përbëjnë një shtysë dhe kanë disponim antigrek, por, në të kundërt, rreziku i zgjimit të vetëdijes dhe identitetit të afirmuar kombëtar tek ata, i përkrahur nga një shtet i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për bashkëkombasit e vet, do të ishte një minë me sahat për formatin fals me të cilin paraqitet shteti grek sot në arenën ndërkombëtare.
Vetëm agresiviteti dhe diversioni i fuqishëm ndaj aktivitetit politik e intelektual shqiptar, mund të vonojë sa më gjatë precedentin e lidhjeve organike mes shtetit amë dhe elementit shqiptar (arvanit) që është i pranishëm fuqishëm në Greqi. Ai nuk është absolutisht i asimiluar apo i helenizuar, por veç i topitur dhe i paorientuar, është i panxitur për reagim, është i paapeluar në ndërgjegjen e tij kombëtare prej strukturash përkatëse të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Askush nuk ka bërë përpjekje të përkundërta me ato të kishës, arsimit dhe shtetit grek, për reaksionin e natyrshëm të tyre. Për ilustrim të qëndrimit mospërfillës apo denigrues të realitetit arvanit prej strukturave të shtetit shqiptar dhe prej politikës, mjafton të kujtojmë pritjen që iu bë njërit prej aktivistëve më të njohur për çështjen e shqiptarëve të Greqisë, Aristidh Kolës, kur iu vu si shoqërues një grekfolës "minoritar". Avokat Kola, i helmuar prej segmenteve të shtetit grek pak kohë më parë, sot prehet i harruar dhe i shpërfillur edhe pas vdekjes prej shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Qoftë dhe vetëm përpjekja dhe vetëmohimi i tij në zgjimin e një vetëdijeje dhe identiteti të mohuar shqiptar në shtetin e sotëm grek, eleminimi i tij si rrezik prej vetë strukturave të shtetit grek, përbën një shtysë për ta parë në një dritë tjetër dhe perspektive faktorin shqiptar atje, pra arvanitët.
Një popullsi 3-4 milionëshe shqiptare në Greqi, përkatësisht sa ç'jepet jozyrtarisht numri i përafërt i arvanitëve, nuk gëzon as të drejtën më elementare, atë të arsimimit fillor në gjuhën amtare shqip apo përdorimin e lirë në publik të asaj gjuhe; gjë që e gëzojnë me tepri në shtete të tjerë edhe pakica krejt të papërfillshme romësh apo jevgjish. Aq më pak të drejta të tjera, si ato të organizimit apo përfaqësimit si grup etnik në politikën dhe shtetin grek, apo të faktorit shtetformues. Një e drejtë e tillë, në mënyrë të natyrshme, do ta çonte Greqinë drejt profilizimit si shtet multietnik apo kantonizimit të saj, sepse raportet etnike atje janë tepër të balancuara dhe evidente mes grekëve dhe arvanitëve, ashtu si numri i konsiderueshëm i etnive të tjera si vllehët, banorët sllavofonë të Maqedonisë jugore e grupe të tjera. Pra, veç një politikë represioni dhe konservimi karshi të drejtave të tyre, shpëton shtetin butaforik grek nga problemet kombëtare. Ndërkohë kjo situatë, që për bukuri do të ishte shfrytëzuar me efektshmëri prej çdo shteti tjetër, nga ana e shtetit dhe politikës shqiptare shpërfillet, ose shkohet më tej në favorizim të forcimit të shtetit aktual grek, duke mos iu dhënë asnjë shenjë përkrahjeje apo miratimi një lëvizjeje të drejtash të arvanitëve në Greqi, si hap i parë.
Në kundërvënie realitetesh, pretendimi absurd dhe i papërfillshëm grek për Vorioepirin do të dukej si një lojë fëmijësh. Në vend të strategjisë së helenizimit të Shqipërisë politike, strategji e deklaruar dhe e aplikuar masivisht në vitet efundit, duke iu kthyer një politike realiste të vlerësimit të potencialeve njerëzore shqiptare në Greqi, do të kishim padyshim inversin e saj, shqiptarizimin e natyrshëm të Greqisë. Pjesa më e madhe e territoreve të shtetit grek, përkatësisht Thesalia, Peloponezi, Akarnania, Etolia, Beotia, Atika, Maqedonia jugore e jugperëndimore, ishujt jonianë, do të merrnin ngjyrën që kanë pasur deri vonë, atë shqiptare, dhe të ardhurit në këto rajone, grekët e Azisë së Vogël, pontët, apo ata të ishujve të Egjeut, do të merrnin statusin e muhaxhirit.
QEMAL VELIJA

Qemal Velija, (pseudonimi Gent Ulqini), lindi më 6 nëntor 1964 në Tiranë. Ai është një ndër publicistët, shkrimtarët dhe përkthyesit shqiptarë më në zë të brezit të vet.
Qemali u arsimua në Tiranë.
Që në moshë të re shfaqi prirjen për t’u marrë me letërsi dhe publicistikë. Në vitin 1988 filloi një aktivitet të dendur publicistik në gazetën "Tirana" dhe deri tani ka punuar me mbi 50 organe të medias së shkruar si dhe në Radio Tirana (si kryeredaktor, redaktor apo bashkëpunëtor), si dhe pranë disa shtëpive botuese me mbi 25 libra të përkthyer e redaktuar. Në vitet 1988-1990 Qemal Velija bashkëpunoi edhe në gazeta të tjera të kohës si "Puna", "Bashkimi", "Hosteni", "Drita", "Studenti", etj.
Në dhjetor të vitit 1990 ishte ndër aktivistët e krahut qytetar të lëvizjes për përmbysjen e regjimit. Në vitet 1991-1992, pas rënies së sistemit komunist, Qemali punoi në gazetën "Kosova", ku ishte ndër themeluesit e këtij organi kombëtar. Në vitin 1993 ishte kryeredaktor i gazetës "Ekonomia e Tregut" si dhe bashkëpunoi si analist pranë gazetës "Zëri i Rinisë". Në vitin 1994 punoi si kryeredaktor i gazetës "Harku i Dhjetorit", bashkëpunoi edhe në gazeta të tjera të kohës.
Në vitet 1999-2005 ishte analist për problemet e politikës kombëtare dhe historike te gazeta "Bota Sot", me qendër në Zvicër; po në këto vite ishte bashkëpunëtor për politikën dhe historinë në gazetën "Republika", revistën "Koha", "Krahu i shqiponjës" dhe në shumë organe të tjerë.
Qemal Velija në vitet 1999-2007 punoi si gazetar analist në gazetën "Rimëkëmbja", si dhe bashkëpunëtor i gazetës kulturore "Milosao", po ashtu edhe në organe të tjera si "Koha Jonë", "Flamuri", "Tradita", etj.
Në vitet 2004-2008 është bashkëpunëtor i rregullt i Radio Tiranës për problemet historike, si dhe kryeredaktor i revistës "Tjetër".
Në vitet 1999-2008 ka përkthyer rreth 25 libra albanologjikë si Faverial, Katapano, Ugolini, Petrota, etj.; historikë si Martin Gilbert; filozofikë si Ruso, Monteskje, Vatimo, etj.; psikologjikë si Le Bon, Frojd, From etj.; letërsi si Borges, dhe redaktor i shumë librave të tjerë me shtëpitë botuese "Plejad", "Fan Noli", "Logoreci", "Enciklopedike", "Reklama" etj.
Aktualisht Qemali vazhdon punën si përkthyes dhe redaktor me disa shtëpi botuese si dhe bashkëpunimin me shtypin e shkruar dhe Radio Tiranën.
Në veprimtarinë e tij politike dhe në mënyrën e shpalosjes së ideve dhe të bindjeve të veta, përfaqëson ekstremin e djathtë nacionalist.
Është anëtar i kryesisë dhe përgjegjës i botimeve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Ja disa nga veprat kryesore që ka përkthyer:
"Dorëshkrimi i Brodit", nga Horhe Luis Borhes
"Ligjërata", nga Zhan Zhak Ruso
"Madhështia dhe rënia e romakëve", nga Sharl Monteskie
"Psikologjia e racave", nga Gustav Lebon
"Psikologjia e ankthit", nga Zigmund Frojd
"Psikologjia e histerisë, nga Zigmunnd Frojd
"Anatomia e destruktivitetit njerëzor", nga Erih From
"Historia e madhe e Luftës së Dytë Botërore", nga Martin Gilbert
"Kontrata sociale-Origjina e pabarazisë mes njerëzve", nga Zhan Zhak Ruso
"Thoti fliste shqip", nga Xhuzepe Katapano
"Historia e Shqipërisë", nga Zhan Klod Faverial
"Gjuha, historia dhe letërsia shqipe", nga Gaetano Petrota
"Shqipëria e Lashtë", nga Luigji Ugolini
"Laikë, me hir të Zotit", nga Xhani Vatimo

Subscribe to:
Posts (Atom)