Nga Emrie Krosi
NDAL! PORTA E LIGJIT
Atje tej, me mure të rrjepura nga myshku, me kangjella të larta të ndryshkura, si një përbindësh hekuri, porta e murrme e ligjit "përgjon", syrojë, udhën me pluhur "të kalorësve të zinj" të ligjit, që flenë me përkrenare "fajkonjsh", duke tundur ëndërrimthi shkopin…
- Ndal! Ku shkon?! - pyet polici përgjumësh (shikon ëndrra me grada), duke tundur bastunin e zi prej gome.
- Të ankohem te…, - përgjigjet udhëtari i lodhur nga udha e gjatë, tërë djersë, zhelegrisur prej mjerimit, me trastën e bukës të vrimuar; (Mos e shkel, hej të shitoftë Zana! Refren ky që përsëritet sa herë rrokulliset kokrra e misrit e mykur nga arnat e kalbura nëpër shtigjet e maleve ku sakrifikohesh për një "thërrime" në dorën e varfërisë së shekullit të ri shqiptar).
- Ndal! Kthehu mbrapsht! Shteti! Ligji! Polici! – i kërcënohet me shkop polici.
Dhe udhëtari shkon në udhën e kthimit drejt fshatit të tij për të ardhur përsëri… përsëri…
- Ej, ti! - ulëret polici, duke tundur kërbaçin e zi si gjarpër. – Ligji!…
- Ligji?! - përgjigjet i trembur udhëtari.
- Polici!- bërtet roja i ligjit, duke u mburrur me hierarkinë e tij.
- Dua të hyj atje! – tregon me gisht udhëtari si nga porta e "ferrit", ku lehin zagarët e pushtet në mbrojtje të gjahut të tyre.
-Jooo! Shteti! Shefi! - tund shkopin frikshëm polici.
Përsëri fshatari ikën në pragmbrëmjen gri. Ai do të shkojë larg, në fshatin e tij malor, në kullën e gurtë, (kështjella feudale e shtetit ka borgjezët e kollarisur të kryeqytetit), pa marrë asnjë përgjigje për copën e tokës së tij. Të nesërmen, në pragagim, do të kthehet drejt kryeqendrës, me opingat tërë phuhur, nga shtigjet e gurta malore…
"Nesër do ta takoj ministrin, deputetin", shefin…, - përvetet fshatari. "Nesër do të marr patjetër tapinë", - ëndërron pranë gruas që bie era pleh dhe lopë. "Nesërrrr"...
Dhe sërish për rrugë me trastën me bukë të thatë, qepë e gjizë…
- Aaa! Or ti! - thërret polici, me skeptrin e frikës në dorë (tund kërbaçin si trofe të paaftësisë). – S’merrke vesh ti?!… Shteti!… Ligji!… Polici!… Të ndalojnë! Hajt, shko! Nesër!…
Udhëtari (hallexhiu me të cilin gajasen shteti, ligji, deputeti, polici) ulet buzë rrugës, në një tragë me bar të thatë dhe përtyp bukën e thatë me qepë, nën hijen e një pishe plakë, si një murg i vetmuar në altarin e qiellit veror, që tërsëllit dhëmbët, halagjilpërat, që ngulen në trupin e tij të përplagur shtigjeve malore…
- Do pak? - ia zgjat udhëtari policit, copën e bukës së mbetur.
- Jam me detyrë…, or ti! – brof polici duke tundur shkopin. - Largohu! Ndalohet të rrish aty! Zonë e ndaluar për malokët! Ik! Zhduku! Se të jap një!… - dhe tund përsëri "bishtin" e gomës, roja i ligjit.
I gjori udhëtar, duhet të dyzohet me hijen e tij, (se vjedh hijen e rëndë të shtetit, duke u ulur nën pemën e tij), në këmbë mes qiellit dhe tokës, duke pritur mëshirën…, apo harrimin e zgjedhjes së vet, (voto majtas ose djathtas, se qendër nuk ka, ose jashtë zyrër së Shtetit, Deputetit, Ligjit e Maliqit)…
- Të lutem! - lutet udhëtari. - Jam larg. Duhet të eci natën. S‘ka makinë. As rrugë. As drita…
- Largohu!
- Duhet të takoj…, - nuk e mbaron dot fjalën, - për një copë tokë, se…
Dhe shkopi e rrëzon atë me fytyrë mbi këpucën e ligjit, puth gjurmën e tij me pluhur…
- Të kam thënë!… S‘ka pritje populli sot! Nuk pret Shteti e Deputeti! Ik!…
- Ndoshta… ndoshta!…
- Largohu!
Udhëtari kërcen mënjanë. Vargu i makinave të zeza të shtetit, me roje fytyrëgurtë, ngrejnë phuhur, duke mjegulluar pamjen e zymtë të "kështjellës" së hekurt, ku ligji fle në dosje të pluhurosura prej kohëve të shkuara, si nje dinosaur i harruar nga paleontologët modernë...
- Por….
- S‘ka por!… Cuk… Cuk… Cuk! – tund kokën polici si i habitur, duke murmuritur…
- Kush është ai? - pyet hallexhiu.
- Kryepolici!
- Po ai me kollare?
- Shefi!
- Po ai trashaluqi?
- Deputeti!
- Po ai barkmadhi?
- Kryeligjori!
- Po ai kokëmadhi? - pyet përsëri hallexhiu që s’i rrihet rehat.
- Kryeqeveritari, mor pis!
Dhe hallexhiu ra përmbys, në pluhur i përgjakur nga shkopi i policit e i ligjit. I gjori duhej te heshtte dhe të mos pyeste shumë, (se kureshtja për të ditur të vret), se liria e fjalës të "dënon" në shtëllungat e pluhurit, si dikur në turrën e druve.
Kuvendarët nxitojnë e nxitojnë drejt portës së "hekurt" të ligjit.
Hallexhiu pret e pret çdo ditë para portës së ligjit, duke mallkuar veten me shpresën që polici, "xhelati", ose do të dënohet nga Perëndia, ose nga Kryeshefi, përndryshe ai kurrë s`do ta kalojë atë portë të mistershme...
- Ndal! Polici! Ligji!…
"Nëse do të futesh në atë portë, "përbindëshi" do të të hajë, se ne vetë ia dhamë lirinë të na rrahë, të na tallë, të na qeshë, të na pështyjë, të na dënojë, të na vrasë e të na hajë… Ia dhamë lirinë me votën tonë sa majtas e djathtas", - psherëtin hallexhiu…
- Ej, njeri! Ndal! Ndal! Porta e ligjit!…
Emrie KROSI
Saturday, December 8, 2007
Nga Shefki Hysa
MESAZHE SHPRESE DHE PAQEJE
Shënime për vëllimin me tregime
"Një natë e zakonshme" e shkrimtarit Namik Mane
Shkrimtari Namik Mane (lindur në Filat të Çamërisë më 13 mars 1942), pas botimit të librit me poezi "Pjergulla e lotëve", vjen para lexuesit me përmbledhjen me tregime "Një natë e zakonshme". Në tregimet e këtij libri mbizotërojnë tematika dhe problematika shoqërore. Pra, autori na paraqitet si zëdhënës i kohës që ka jetuar, e sjell të pasqyruar artistikisht atë, me dashurinë dhe dhembjen, që karakerizon krijuesit potencialë… Tregimet janë si të thuash një farë autobiografie e autorit dhe biografi e bashkëkohësve të tij nëpër rrjedhën e viteve... Ato dallohen për një pasqyrim realist të jetës, për vërtetësi dhe frymë poetike, në paraqitjen e ngjarjeve, në thurjen e tyre intuitive subjektore, në zbulimin e marrëdhënieve të personazheve e në skalitjen e tyre me viza të gjalla e të spikatura, çka ka bërë që shumë prej këtyre personazheve t’i mbeten ndër mend lexuesit…
Nëpërmjet stilit bisedor, pa sajesa, stisje, truke e artifica, Namiku krijon një prozë të shkurtër, që lexohet rrjedhshëm, ngjall kureshtjen dhe interesin e lexuesit për mënyrën sesi ndërthuren marrëdhëniet shoqërore, jo rrallë edhe të acaruara, prej peripecive, befasive të jetës dhe ndikimeve të politikës së kohës në botën shpirtërore të vet autorit dhe të njerëzve që e rrethojnë…
Namik Mane, bashkëkohës, mik i ngushtë dhe shok në letra, i shkrimtarit të shquar disident Bilal Xhaferri, është shfaqur në shtypin letrar, me krijimet e para në poezi dhe në prozën e shkurtër, që në vitet 60-të. Emri i tij, në ato vite, rreshtohej përbri krijuesve si, Bedri Myftari, Bardhyl Agasi, Moikom Zeqo etj., mirëpo për faktin se rridhte nga një fis i ardhur nga Çamëria, i fuqishëm ekonomikisht, me tradita atdhetare dhe antikomuniste, censura e kohës i hoqi të drejtën e botimit…
Në këto kushte Namik Mane luftoi gjatë për të mbijetuar, si shkrimtar, dhe krahas vlerave të vërteta letrare, që ka nxjerrë pena e tij, herë herë, për hir të botimit nëpër gazetat e kohës, u është nënshtruar edhe kërkesave të tyre për krijimtari me tematikën e rëndomtë të ditës… Kjo shihet edhe në ndonjë tregim me temën e punës, të cilin autori, i vetëdijshëm për dobësitë, e ka përfshirë në libër me dëshirën për të dhënë sa më të plotë pasqyrën e kohës së diktaturës, kur përfundoi për disa vjet dhe në internim, në Hamallë të Durrësit, (periudhë e përshkruar bukur në tregimin "I treti"), së bashku me shkrimtarin e shquar Bilal Xhaferri…
Libri "Një natë e zakonshme" është një bashkëbisedim i këndshëm i autorit me lexuesin. Tregimet janë shkruar me një gjuhë të pasur artistike, me fjali të shkurtra, që shprehin ndjenjë dhe energji, me frazeologji popullore, sidomos të krahinës së Çamërisë. Të lë mbresë fakti se autori i këtyre tregimeve është prozator vërtet i formuar dhe i kompletuar dhe, ç’është më e rëndësishmja, tani krijimtaria e tij gjendet në kulmin e pjekurisë artistike. Nuk ka sesi të mos e dallosh këtë dukuri në konceptimin origjinal të tregimeve, në mënyrën e shpalosjes së subjektit, në vizatimin e personazheve e deri në gjetjen e detajeve dhe imtësive shprehëse të veçanta, të cilat padyshim që ua shtojnë vlerat tregimeve të kësaj përmbledhjeje. Në këtë kuptim Namiku hyn në radhën e prozatorëve të mirë që kemi sot, edhe pse krijimtaria e tij është e paktë dhe deri tani e pavlerësuar ashtu siç e meriton. Tregimet e tij dallohen për mirësi e fisnikëri, si vetë shpirti i autorit, por janë njëkohësisht edhe një mesazh shprese për pajtim dhe paqe midis njerëzve të të gjitha shtresave shoqërore, pa dallim feje, race dhe ngjyre. (Lexoni me vëmendje tregimin "Grekia", personazhen e të cilit autori e përshkruan me dashuri, pa as më të voglin mllef, megjithëse, si i dëbuar përdhunshëm prej Çamërisë, mund t’i lejonte vetes ndonjë ngarkesë emocionale negative)…
I urojmë shkrimtarit Namik Mane suksese të mëtejshme në krijimtari dhe ty, i dashur lexues, lexim të mbarë!…
Shefki HYSA

Nga Namik Mane
MIKU I TË GJITHËVE
I vura vetes si detyrë që të shkruaj një libër për jetën e poetit e shkrimtarit Bilal Xhaferri, duke e titulluar "Miku i të gjithëve", por kjo nuk do të thotë se po kërkoj që të bëj polemikë me shumë shkrime të shkruara më parë nga studjues e krijues të ndryshëm, ose nga miqtë e të njohurit e tij.
Detyra ime është që të shpreh ca të vërteta të pamohueshme, ndaj po ju paraqes kujtime, copëza jetese, takime e biseda që Bilali ka pasur gjatë viteve të njohjes, lidhjes, miqësisë e bashkëpunimit tonë.
Ai ka qenë një miku im shumë i afërt, gjithashtu i dashuruari i një pjese të madhe të lexuesve, kritikëve, studjuesve, poetëve e shkrimtarëve të Shqipërisë. Për këto kam vendosur të shkruaj. Dhe kam bindjen se këto të vërteta do ia shtojnë edhe më shumë vlerat Bilalit si njeri e si talent i rrallë i fushës së letrave shqipe.
Njohja
Në kohën që u njoha me Bilalin nuk e kisha menduar se një ditë do të ulesha e do shkruaja për jetën e tij. Ndaj njohja jonë nuk ka një datë të caktuar saktë. Në të vërtetë unë e kisha hasur shpesh emrin e Bilalit në faqet e gazetave dhe revistave dhe e konsideroja si një tregimtar të talentuar dhe të paarritshëm.
Atë ditë sapo kisha lënë një cikël me vjersha në redaksinë e gazetës "Drita". Atëherë selia e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ndodhej në rrugën e Medresesë, më saktë në një kthesë në të majtë të Selvisë.
Po zbrisja shkallët. Diku në oborr poshtë një bredhi rrinte një djalë kaçurels, me flokë pak të anuar në të djathtë. Në dorë mbante një tufë me letra të bëra tub. Rrinte atje disi kokulur duke gërvishur tokën me majën e këpucës. (Një zakon i përhershëm i tij). Kur iu afrova, ngriti kokën e më përqendroi vështrimin, bëri të fliste, por unë ia mora fjalën:
- Do shkoni tek redaksia e gazetës "Drita"? Ngjitu se Dhimitër Xhuvani është vetëm… Por, më falni, kush jeni? - vazhdova për t’u prezantuar.
- Bilal Xhaferri, – ma ktheu ai me një gjysmë zëri.
Pata një stepje dhe ngërçi m’i mbylli fjalët. Përpara kisha tregimtarin që e admiroja së tepërmi. Muaj më parë, në revistën "Nëntori", pata lexuar tregimin e gjatë "Rrugë dhe fate". Vetëm ata që e njohin këtë tregim më japin të drejtë... Po rrija përballë tij si guak…
Ai e ndjeu hutimin tim dhe për ta ndryshuar gjëndjen pyeti:
- Po ti, kush je?
- Namik Mane, – ia ktheva.
Bilali më buzëqeshi, më zgjati dorën dhe, mbas atij shtrëngimi duarsh, të dy e kuptuam se do të bëheshim shokë dhe miq të afërt me njëri-tjetrin…
Vath Koreshi
Vathi atëherë punonte si redaktor në gazetën "Zëri i Rinisë" dhe përgatiste një faqe të veçantë letrare që botohej një herë në dy javë, të shtunave. Ne, letrarët e rinj, kishim dëshirë të madhe që të botonim në të, po ja që talentin nuk e kishim të njëjtë dhe mundësitë për botim po ashtu. Vathi gjithmonë mundohej që t’u shtonte besimin në vetvete letrarëve. Ndonjëherë, kur ndonjë shkrim s’i pëlqente, na bënte vërejtje me takt për të mos na demoralizuar. Ndërsa për shkrimet që i pëlqenin nuk e fshihte simpatinë.
Bilali dhe unë patëm çuar para disa ditësh nga një cikël me vjersha. Atë ditë unë pata një punë në Tiranë dhe shkova edhe në redaksinë e "Zërit të Rinisë" për të pyetur për fatin e tyre. Mbasi u interesova për vjershat e mia, pyeta edhe për ciklin poetik të Bilalit.
Vathi u ngrit e më shoqëroi nëpër korridorin e gjatë e të gjerë të selisë dhe, duke lëvizur poshtë e lartë, nisi të më recitojë vjershën "Balada çame", që mbas vitesh u bë e famshme. Kjo vjershë, e shoqëruar dhe me disa të tjera, u botua në "Zërin e Rinisë", në 10 shtator 1966, me titullin "Baladë".
Po e përsëris: Vjersha ishte mësuar përmendësh nga redaktori i nderuar, i ndjeri Vath Koreshi, para se të botohej. Ç’nder për Bilalin!…
Bilal Xhaferri, Adriatik Kallulli dhe unë
Së bashku me Bilalin kishim çuar në ndërmarrjen botuese "Naim Frashëri" nga një vëllim me vjersha, të cilët, mbasi kaluan procedurën e zakonshme të reçensimit, ndodheshin në zyrën e redaksisë. Atëherë redaktori i poezisë ishte miku ynë Adriatik Kallulli. Ai na thirri me urgjencë që të shkonim e të takoheshim me të.
…Po ngjisnim shkallët e ndërmarrjes botuese, kur, nga kati i tretë, po zbriste piktorja e nderuar, Safo Marko.
Me të parë Bilalin, ajo thirri:
- Ku je, o Bilal Xhaferri, se, me novelën "Përtej largësive", ke çmendur pleq e të rij.
Bilali u takua me të, ndërsa unë shpejtova lëvizjet e këmbëve dhe u gjenda tek zyra e Adriatikut. Më pas erdhi Bilali.
Adriatiku, ashtu si gjithmonë impulsiv, na vuri të dyve mes krahëve dhe, duke dalë nga zyra e tij, u tha kolegëve që të mos e shqetësonin, vetëm në rast tepër urgjent dhe, ashtu të tre, u futëm në një zyrë të lirë. Adriatiku, pa e zgjatur, nisi të flasë për dy vjersha që Bilali i kishte futur në vëllim.
- Këto duhet t’i heqësh patjetër se të dëmtojnë seriozisht dhe nuk duhet të marrësh më kurajo për t’i çuar nëpër redaksi.
Mua më kujtohen shumë mirë ato vjersha. E para kishte si subjekt një punëtor, i cili, mbasi ka marrë rrogën e 15 ditëshit, i sjell lekët nëpër duar duke folur me vete: "Ku t’i çoj unë këto, unë i kam borxh të gjitha".... E dyta: Një djalë, mbasi ka mbaruar beteja e Torviollit, ose e Beratit, (këtë nuk e mbaj mend mirë), kërkon mes të vrarëve trupin e babait të tij, por nuk e gjen. (Babait të Bilalit nuk i dihet ende varri)…
- Ne e dimë se ti ke babain të pushkatuar – i tha Adriatiku. - Dikujt mund t’i shkoj mendja se po aludon për të.
Ata që nuk i njohin ato kohëra dhe që lexojnë sot këto rrjeshta kanë të drejtë të thonë: "E po ç’ka këtu për të fshehur?!"…
Ndërsa ne themi: Me ato motive, burgu ishte pak…
Mbyllja në dhomë e të treve kishte edhe një qëllim tjetër. Vëllimi i Bilalit duhej futur sa më shpejt në shtyp. Adriatiku i njihte mirë nevojat e Bilalit për lekë. Procedura e shpejtuar bënte që Bilali të merrte një paradhënie.
Librit, që të futej në shtyp, i duhej një titull i përshtatshëm. Bilali nuk e kishte atë. Dhe ne, të tre, të mbyllur në atë zyrë, duke i dhënë mendime dhe njëri-tjetrit, krijuam vjershën "Lirishta e kuqe", me të cilën i vumë titullin vëllimit…
Bilali e mori paradhënien, por ngjarjet u vështirësuan. "Lirishta e kuqe", u botua, por nuk doli në qarkullim. U ndalua, u kthye në karton…
Eglantina Mandia dhe kamarjeri i kafe "Krusalit"
Ishte botuar vëllimi me tregime "Njerëz të rinj, tokë e lashtë". Autori i këtij libri u bë shpejt admirues i lexuesve të shumtë. Në qarqet letrare pyesnin: Kush është Bilal Xhaferri, ky talent i panjohur, i heshtur, me arsim të gjysmuar?!… Thuhej se shtronte dhe asfaltonte rrugët e veriut të Shqipërisë…
Eglantina Mandia, tregimtaria e suksesshme e atyre viteve, i kërkoi shoqes së saj, Donika Omari, redaktores së vëllimit "Njerëz të rinj, tokë e lashtë", ta njihte me Bilalin, në se ai do të vinte ndonjëherë në redaksi. Krijuesit kanë gjithmonë dëshirë që të njihen me njëri tjetrin e të shkëmbejnë mendime e përvojat, sidomos me shkrimtarë me vlerat e Bilalit…
Me të mbërritur në Tiranë, nisi një shi i imët. Ne u futëm tek kafe "Krusali" që të prisnim të pushonte shiu. Unë zura një tavolinë. Bilali nuk u ul, ndenji në këmbë.
- Sa qef ke që të shtrohesh, – m’u drejtua mua, - çohu, unë kam lënë orar me Eglantinën dhe nuk dua që të më presë.
Unë iu luta Bilalit që të mos e shoqëroja. I thashë se do ta prisja në kafe, sado që të vonohej…
Ishin ditët e mia më të trishtuara… Ato ditë, kisha mësuar se vëllimi im me vjersha "Lirikat e ushtarit", qe pezulluar në shtyp dhe nuk më kishin dhënë shpjegime përse. Redaktorët e gazetave po më prisnin ftohtë dhe unë vetë po i shmangesha përballjes me ta… Nuk doja të besdisja njeri…
Bilali u bind. U nis vetëm.
Të moshuarit e dinë, se kafe Krusali ka qenë një ndërtesë në krah të Bankës Kombëtare, në sheshin e madh të Tiranës, ndërsa ndërmarrja botuese "Naim Frashëri" tek "21 Dhjetori". Pra, ishte një distancë e konsiderueshme për Bilalin, ndërkohë ishte dhe pa çadër.
Me të dalë Bilali nga lokali, shiu u shtua edhe më shumë. Mendova se mund të kthehej ose ka gjetur ndonjë strehë…
I kërkova kamarierit që të sillte një teke fërnet dhe, mbasi rehatova qëndrimin, nxorra një libër e nisa ta shfletoj… Është çudi se krijuesit gjithmonë e shfaqin shpejt veten…
Me të ardhur kamarieri më pyeti se kush isha dhe për punën që bëja.
Unë u prezantova. Kamarieri, një mesoburrë, bëri sikur më njihte, por, kur i fola për Bilalin, u ngazëllua. La tabakanë në një tavolinë tjetër, u ul pranë meje dhe më zuri të më fliste për tregimet "Purpurani", "Largimi", "Përtej largësive", "Në rrugë"...
- Si?!… Ai që rrinte në këmbë, ishte Bilali?! – më thoshte me habi. - Sa do doja të prezantohesha me të…
- Mos u merakos! – e sigurova unë. - Mbas pak do të vijë këtu… Unë Bilalin po pres, - vazhdova.
Koha e pritjes m’u duk e shkurtër, mbasi kamarieri fliste e fliste me një pasion të admirueshëm.
Me të hyrë Bilali në lokal, m’u duk se pashë një njeri të tjetërsuar. Ai qe lagur deri në palcë…
- Si je bërë kështu?! - i thashë. - Pse nuk prite të pushonte shiu?…
- Ti e di se unë nuk dua të le njeri të më presë, - ma ktheu.
- Hajde tani, hiqe xhaketën që të thahet, - vazhdova si me urdhër.
- Pse, këtu do zhvishem?! – ma ktheu si me habi.
Kamarieri erdhi shpejt e shpejt se Bilali rritne ende në këmbë.
- Vëre xhaketën në karrigen përballë sobës… Merre edhe peshqirin që të thashë flokët, se nuk na besdis, – ndërhyri kamarieri.
- Hajde, mos u druaj! - thashë unë se kamarierin e ke simpatizantin e tregimeve të tua.
Në mes të lokalit ishte një sobë komode me tulla të kuqe. Kamarieri i shtoi dru. U ndez një zjarr i madh.
Unë kërkova një fërnet tjetër. Bilai mori një çaj me biskota. U ndjemë si në mjedis familjar.
- Ç’thoshte Eglantina? – e pyeta më vonë.
- O, i vlerësoi së tepërmi tregimet e mia, më bëri me turp, - tha ai me dhysmë zëri.
- Po si vajzë, si t’u duk?! – e pyeta përsëri.
(Unë nuk e kam njohur asnjëherë Eglantinën)… Ishim të rinj atëherë… Na lejohej që të bënim edhe pyetje të tilla…
- Do doja më mirë të bëja një libër tjetër me tregime se sa të më shihte ashtu, si një mi i lagur, - ma ktheu.
Në fund, mbasi Bilali u tha dhe shiu kishte pushuar, u ngritëm për të dalë. Unë bëra të paguaja.
- Nderi është i imi, – tha kamarieri, duke më ulur dorën.
Unë u skuqa në fytyrë… Në të vërtetë, ajo pritje nuk mund të paguhej…
Dritëro Agolli
Në vitet ’70, mbas kthimit nga internimi, pata një prodhimtari të madhe krijuese. Lëvroja tregimin e shkurtër. Miqtë e mi, Bardhyl Agasi, Sotiraq Gjordeni e Petraq Risto, aty-këtu, në biseda me persona të ndryshëm, rrisnin vlerat e mia si njeri e shkrimtar, duke më ndezur dëshirën e madhe për të botuar. Gjithashtu ata m’u imponuan për të kërkuar të drejtën e botimit...
Në mesin e vitit 1966, mbas miratimit për botim të vëllimit me poezi "Lirikat e ushtarit", për çudi, jo që nuk ma botuan librin, por më hoqën edhe të drejtën e botimit. Pra, unë kisha afro 10 vjet që nuk më lejohej të botoja.
Kështu, i nxitur edhe prej shokëve, mora guximin dhe shkova të takoja Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dritëro Agollin.
U ula në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe, si gjithmonë, ia nisa me gotat e fërnetit. "Akooli e mbyt ndrojtjen", kam shkruar dikur në një nga tregimet e mia…
Diku në një tavolinë, pak më tej, qe ulur edhe Dritëroi. Unë ktheja gotat e fërnetit i vetëm. Dikur pranë meje kaloi Dritëroi. Dikush i kishte folur për mua.
M’u afrua.
- Namik Mane? - tha. - Kam dashur të të njihja…
- Unë për t’u takuar me ju, kam ardhur, - ia ktheva me ndrojtje, - por ja, kam pirë ca, – vazhdova si me turp.
- Epo, mirë ke bërë, - qeshi Dritëroi, - kur të mbarosh po të pres në zyrë, - shtoi dhe u largua.
Nuk u vonova shumë. Dritëroi derën e zyrës e kishte lënë hapur dhe hyra lirshëm. U ula në kolltukën përballë tij dhe nisa të shpreh kërkesën time: Pra, kërkoja që të më kthenin të drejtën e botimit.
Ndërsa po flisja, në zyrë hyri Anastas Kondo, ish Sekretar i Partisë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Dritëroi na prezantoi. Anastasi mori menjëherë pjesë në bisedë, duke thënë:
- Po ti ke qenë mik i afërt i Bilal Xhaferrit?… Me të tilla kondita ne e kemi shumë të vështirë të të ndihmojmë…
- Miq të Bilal Xhaferrit kemi qenë të gjithë! - ndërhyri Dritëroi…

Wednesday, December 5, 2007
Nga Shefki Hysa
TË RILINDËSH PREJ FERRIT
Shënime për romanin "Vorbulla" të shkrimtarit Pjetër Arbnori
Thuhet se Bota lindi prej Kaosit, se Drita lindi prej Territ. Mirepo nuk mund të pranohet se edhe jeta lindi prej vdekjes. Jeta është Bota plot dritë. Jeta është vazhdimisht e rrezikuar prej Vdekjes, ashtu si edhe Bota prej Kaosit, si Drita prej Territ. Megjithatë Jeta gjallon në Botë prej mijëra e mijëra vjetësh të shkuara. Jeta mbijeton, verçanërisht, te Njeriu - krijesa e vetme e arsyeshme dhe më e rrezikuara e kësaj Bote. Njeriut i kërcënohet gjithçka. Njeriu i kercënuar bashkëjeton me rrezikun, i reziston rrezikut. Gjithandej rreziqe e mbi të gjitha rreziku prej llojit të vet.
Në vorbullat e historisë shfaqen jo vetëm individë, po edhe popuj luftëtarë. Raca të kërcënuara nga të tjera raca njerëzore. Popuj të rrezikuar nga të tjerë popuj. Midis të rrezikuarve, populli shqiptar mbetet me i rrezikuari. Ndoshta që në kohërat e Prometeut. Shqiptari - modeli i njeriut të rrezikuar. Madje edhe nga vetvetja. Gjysh pas gjyshi i gllabëruar në shtjellat e vorbullave të vdekjes.
S'mund të thuash se zjarri rindizet prej hirit të vet, por shqiptari i përvëluar nëpër luftëra, nga dyndjet e barbarëve dhe të perandorive të Perendimit dhe të Lindjes, është rilindur prej hirit të tij. Heroi shqiptar sa e sa herë ka rilindur prej mortit që binte mbi kryet e tij. Izraelitët, të përndjekurit biblikë, nëpër valët e historisë së njerëzimit mbijetuan. U përndoqën rishtaz, pothuajse gjer në shfarosje, prej nazistëve. Njerëzimi i bëri homazhe dhimbjes izraelite. Dhimbjes shqiptare, përkundrazi, i është kthyer shpina.
Shqiptarit i është dashur të ridalë sa e sa herë prej rrënojave të perandorive. Ka rizbuluar vetveten, ashtu siç arkeologët zbulojnë statujat antike pas gërmimeve tejet lodhëse. Perandori pas perandorish janë shembur mbi kryet e shqiptarit dhe ai është ringritur, ashtu marramendthi, i përplagur, nëpër muzgjet perandorike dhe ka mundur të rezistojë heroikisht, nga njëra pragvdekje në tjetrën, nga njëri rreth i ferrit në tjetrin, përderisa ka rilindur përsëri e përsëri.
Të tillë heronj mishëron romani "Vorbulla" i shkrimtarit Pjetër Arbnori. Heronj të rilindur prej vorbullave të ferrit njerëzor. Pasi ta lexojë "Vorbullën" ndokush mund të thotë se Arbnori ka rikrijuar artistikisht një realitet historik të shkëputur prej vorbullave të muzgjeve të periudhës pas Lidhjes së Prizerenit. Mirëpo, pavarësisht nga ngjyrimet kohore dhe origjinaliteti i papërsëritshëm i ngjarjeve dhe episodeve që rrëfehen në vepër, heronjtë e saj të sjellin ndërmend luftëtarin e qëndresës së të gjithë mijëvjeçarëve shqiptarë, madje edhe heroin e rilindur prej epokës se ferrit komunist. Pra, "Vorbulla" është një prerje e historisë mijëvjeçare shqiptare, pavarësisht nga pozicioni kohor që përjetohet, është sintezë e pështjellimeve të së shkuarës dhe të së ardhmes, sa përimitim aq edhe përgjithësim artistik. Një vepër e krijuar në rrethana të pazakonshme, e lindur si shtjellë drite në terrin e burgjeve, me personazhe të pazakonshëm, që i ngjajnë, pak a shumë, krijuesit të tyre.
Arbnori u rilind prej ferrit, duke u shpëtuar mrekullisht vargonjëve të vdekjes. Ferri i kuq gllabëroi shumë viktima, si personazhet e pafat të përrallave që, për t'u pasuruar apo për të patur të Bukurën e Dheut për nuse, marrin atë "udhë nëpër të cilën vete dhe nuk kthehesh". Përkundrazi, Arbnori, nëpër këtë udhë përfundoi në "botën e përtejme" të burgjeve komuniste. Mbijetoi gjithë tmerret e rrathëve të ferrit dhe, më në fund gjeti udhën e kthimit i ngarkuar me ngadhnjim dhe me tërë ato pasuri - veprën e vet letrare, midis tyre edhe romani "Vorbulla", si dhe të Bukurën e Dheut - nderimi që meriton shkrimtari.
"Ai i shpëtoi epidemisë së murtajës", thuhet në të tilla raste. Ai mbijetoi, si dhe personazhet gati mitikë të "Vorbullës". Për hir të artit dhe aftësisë për të rilindur, ai do të gdhendet në kujtesën e brezave.

Nga Bujar Shurdhi
ÇAMËT NUK I HARROJNË NËNTORËT
Gjithmonë populli shqiptar ka ditur të organizohet, të realizojë Kuvende të mëdha vetëvendosëse e të mbrohet nga pushtuesit e çdo lloj kohe. Me arritjet e veta ka ditur si të mbijetojë, duke i shpëtur asimilimit e shfarosjes prej dyndjeve barbare nëpër shekuj.
Edhe krahina martire e Çamërisë ka qenë dhe është pjesë e patjetërsueshme e Kombit shqiptar. Ajo dhe bijtë e saj e kanë thënë fjalën e vet në momente kyçe të historisë shqiptare. Jo më kot Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në momentin kur pa të valvitej flamuri kuq e zi, në kalanë e Krujës, ndër të tjera theksoi: "Të parët tanë janë epirotasit, nga vinte i famshmi Pirro". Pra, thënia e tij vërteton edhe njëherë se Çamëria ka qenë dhe mbetet pjesë e Shqipërisë dhe se asgjë nuk lind dhe nuk mund të shuhet vetvetiu.
Në këtë kuptim Kuvendi i Prevezës së Çamërisë ishte fillimi i mbrojtjes së çështjes sonë kombëtare, dikur do të jetë edhe realizimi i të drejtave mbarëshqiptare për liri e për të drejtat e tjera legjitime njerëzore.
Ismail Qemali në Kuvendin e Vlorës ka nënvizuar se është një ditë e shenjtë shpallja e Pavarësisë në qytetin e Vlorës, në Vlorën Heroike, për të gjithë shqiptarët. Në këtë kuvend theksi i plakut atdhetar të Vlorës, ishte: "Lipset me çdo kusht të fitojmë edhe Kosovën, Manastirin dhe Janinën me gjithë Çamërinë". Dhe më tej plaku fisnik e mjekërbardhë vazhdonte: "Kam uznatje tek Zoti i Madh, që me ndihmën e të gjithë atdhetarëve shqiptarë, edhe me mirëdashjen e njerëzve, ta shikojmë Shqipërinë e lirë e të pavarur, dhe dëshirojmë që kombi shqiptar të kishte në gjirin e tij edhe djemtë e rrëmbyer nga egërsirat e jugut e të veriut"…
Në mbledhjen e katërt të Kuvendit të Vlorës shënohet se zotëria Myfit bej Gjirokastra kërkon fjalën dhe thotë: "Meqenëse telegrafi me Çamërinë nuk punon, është mirë të quhen prej Kuvendit delegatë të krahinës së Çamërisë zotërinjtë, të cilët kanë ardhur më shpejt. Propozimi i z. Myfit bej Gjirokastra u pranua prej të gjithë zërave. Kështu delegatë të Çamërisë ishin: Veli Gërra (Rashadija) nga Gumenica, Vesel (Jakup) Vejseli nga Margëlliçi, Aziz Tahir Ajdonati nga Paramithia dhe Rexhep Demi nga Filati, Pra kështu u saktësua pjesëmarrja e delegatëve të Çamërisë në Kuvendin Historik të Vlorës.
Rasim Dinua nga krahina e Çamërisë u caktua nga qeveria e Ismail Qemalit, Sekretar i Jashtëm. Qysh në muajin dhjetor të vitit 1912 Qeveria e Vlorës i telegrafonte Rasim bej Dinos në Londër: "Kërkesa jonë e vetme synon për një Shqipëri jetëgjatë dhe homogjene, gjë që do na lejojë të mbajmë në të ardhmen marrëdhënie të mira me fqinjët"…
Ardhja e qindra luftëtarëve çamë, me në krye komandantin Muharrem Rushiti në mbështetje të Luftës të Vlorës më 1920, ishte patjetër një domethënie shumë e madhe e një qëndrim atdhetar mbarëkombëtar. Atdhetari Avni Rustemi, për të respektuar luftëtarët e krahinës së Çamërisë, i kërkoi qeverisë së asaj kohe t’i vendoste një rruge kryesore në qytetin e Vlorës emrin "Çamëria". Edhe sot e kësaj dite rruga nga sheshi në skelë të Vlorës dhe deri tek shkolla e Akademisë së Marinës quhet "Çamëria".
Lind vetiu pyetja: Mos vallë ishte ekzistenca e kësaj rruge me emrin "Çamëria" sebepi që u zgjodh çami Ali Demi (Hero i Popullit) Sekretar i Parë i Qarkorit për Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër?!…
Rininë e tij atdhetari çam Ali Demi e kaloi në Gjimnazin e Gjirokastrës. Atje u njoh me lëvizjen antifashiste, u njoh dhe me shokët e tij të idealit, gjë për të cilët dha edhe jetën, në lulen e rinisë.
Dihet se për popullin shqiptar ka qenë gjithmonë e pranishme motoja një bie e qindra ngrihen. Atdhetari çam Ali Demi ra si hero dhe shqiptarët e krahinës së Çamërisë u çuan njëzëri të frymëzuar prej heroizmit të tij dhe krijuan batalionin Antifashist "Çamëria", i cili, midis të tjerash, ka luftuar dyzet e dy ditë pandërprerje kundra forcave nazi-fashiste në Konispol.
Jo më kot Heroi i Popullit Ali Demi është respektuar dhe vazhdon të respektohet në forma dhe në mënyra të ndryshme prej shqiptarëve. Shumë institucione kanë emrin e këtij heroi, shumë rrrugë dhe zona të ndryshme të qyteteve tona gjallojnë me këtë emër.
Motra e e këtij heroi, Nekie Demi, megjithëse shumë e moshuar, kur ka veprimtari me tematikë kombëtare shqiptare, gjen forca e energji dhe vjen për ta thënë fjalën e saj. Ajo është e pranishme gjithmonë kur përmenden Prishtina, Tetova, Tirana, Ulqini, Janina dhe Preveza.
Janë këto e shumë të tjera arsyet që çamët respektohen në të gjitha kohërat dhe zënë vazhdimisht vendin e tyre edhe në institucionet drejtuese më të larta të shtetit shqiptar.
Që në fillimet e kohës së pluripartizmit ka pasur deputetë në Parlamentin shqiptar nga krahina shqiptare e Çamërisë, ka edhe tani. Mund të përmendim deputetin Leonard Demi, por edhe drejtues si Shefki Hysa në instanca nga më të larta të shtetit.
Shqiponja nuk fluturon dot vetëm me njërin krah. Edhe Shqipëria amë nuk bën dot pa Kosovë e Çamëri…

ÇAMËT PJESËMARRËS NË KUVENDIN KUQ E ZI TË VLORËS
Kombi shqiptar është një dhe i pandarë dhe këtë të vërtetë e ka treguar shumë herë me vepra madhore, duke iu përgjigjur edhe situatave që i ka imponuar koha, prandaj janë organizuar shumë Kuvende mbarëkombëtare, si p.sh.: Kuvendi Kombëtar i Lezhës, në kohën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, Kuvendi Kombëtar i Prevezës, Kuvendi Kombëtar i Prizrenit, Kuvendi Kombëtar Kuq e Zi i Vlorës etj.
Por më vetëmohuesi ishte Kuvendi Kuq e zi i Vlorës. Ishte për brezat që kanë kaluar edhe për brezat që do të vijnë, sepse i përket një historie të asimiluar nga brezi i informatikës. Shqiptarët kishin mbi supe një robëri disa shekullore, megjithatë u zyrtarizua shtetiti shqiptar në arenën ndërkombëtare, u institucinalizua gjuha shqipe në shtetin shqiptar etj. Duhet theksuar patjetër: Pjesëmarrja në këtë kuvend ishte shumë dinjitoze nga të gjithë trevat shqiptare. Kjo bëri që edhe Qeveria e Parë Shqiptare që e kryesonte Ismail Qemali, të kishte në përbërjen e saj përfaqësues nga të gjitha krahinat shqiptare. Nga krahina shqiptare e Çamërisë ishin: Veli Gëra Rashadija nga Gumenica e Çamërisë, Vesel (Jakup) Veseli nga Margëlliçi i Çamërisë, Aziz Tahir Ajdonati nga Paramithia e Çamërisë, Rasim Bej Dino nga Preveza e Çamërisë, Rexhep Demi nga Filati i Çamërisë, Tahir Meta nga Mazreku i Çamërisë etj.
Në Vlorë Veli Gëra dha ndihmesën e tij në konsolidimin e qeverisë së Ismail Qemalit edhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore nga pushtuesit shovinistë grekë. Emri i Veli Gërës shtohet krahas përfaqësuesve të tjerë të Kuvendit të Vlorës, edhe në protestat që iu dërguan fuqive të mëdha, për mbrojtjen e viseve jugore.
Rasim Bej Dino qysh në vitin 1905 u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në vitet 1907-1908 kishte korespodencë më mëmëdhetarët e Egjyptit, Bukureshtit, Janinës, Prevezës dhe Bostonit, kurse në vitin 1912, pas takimit që u bë në Stamboll midis Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës dhe Luigj Gurakuqit, Rasim Bej Dino u ngarkua me detyra diplomatike për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare.
Gjatë udhëtimit në Evropë ai qëndroi në Vjenë, nga ku i shkruante Ismail Qemalit: "Gjendja e përgjithshme politike është shumë e favorshme për çështjen tonë".
Sipas porosisë së Ismail Qemalit u lidh me shoqëritë shqiptare në Evropë dhe Amerikë. Rasim Bej Dino në krye të delegacionit shqiptar së bashku me Mehmet Konicën e Filip Nogën shkuan në Londër për të paraqitur kërkesën e qeverisë shqiptare lidhur me kufijtë "Për një Shqipëri të pavarur me kufi shtetërorë etnikë", ku të përfshiheshin të katër vilajetet: Shkupi, Manastiri, Shkodra dhe Janina.
Rexhep Demi në vitin 1908 bëri përpjekje me atdhetarët e Çamërisë dhe çelën klubin patriotik "Vllazëria" të Filatit, ku u zgjodh kryetar i tij. Të njohura janë edhe ligjëratat e tij në klubin e Filatit për zakonet, traditat dhe historinë e popullit shqiptar.
Në vitet 1911-1912 u rreshtua në çetën patriotike të Muharrem Rushitit, ku mori pjesë në kryengritjen antiosmane të Shqipërisë së Jugut.
Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Çamërisë në Kuvendin Historik të Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
Në gazetën "Përlindja e Shqipnis" shkruhet se delegatët e Çamërisë u pritën në Kuvendin e Vlorës me kënaqësi të madhe.
Qeveria e Vlorës e ngarkoi me detyrë për organizimin e luftëtarëve shqiptarë në frontin e luftës kundër shovinistëve grekë.
Vite me rradhë, duke shtërnguar abetaren në gji, shëtiti nëpër viset e Çamërisë, Delvinës e Shqipërisë së Jugut, për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe. Shpërndante libra e gazeta shqipe, të cilat i merrte nga shqiptarët e diasporës.
Një ish nxënësi i tij kujton: "Gjuha shqipe është shpirti i shqiptarëve, na thoshte Rexhepi. Çdo shqiptar e ka për detyrë të mësojë gjuhën e tij, sepse më anë të gjuhës mund të shpëtojmë vendin e kombin nga armiqtë tanë, që duan të na zhdukin".
Pra, ishin këto Kuvende Madhështore, të cilat realizuan kalanë shqiptare, sepse gurë-gurë ndërtohet kalaja. Sot Kombi shqiptar po merr frymë më lirisht. Edhe të drejtat legjitime të shqiptarëve do të realizohen, sepse ata gjithmonë kanë bërë luftë mbrojtëse dhe tjetra: sepse sot në botë ka shumë institucione, të cilat e monitorojnë nga afër situatën e rajonit të Ballkanit.
Por ka disa shtete në këtë rajon që po i sjellin shumë kokëçarje Evropës. Megjithatë NATO-ja ua dha përgjigjen dhe do t’jua japë sa herë të shkelen të drejtat legjitime të popujve të Rajonit.

Subscribe to:
Posts (Atom)