Monday, May 3, 2010

Nivel i ri bashkëpunimi italo-shqiptar

Në datat 9-11 Prill në Cesena të Italisë u zhvillua edicioni i pestë i Panairit Agrofer, një nga evenimentet më të rëndësishme kushtuar agroenergjisë, kursimit të energjisë dhe ndërtimeve të gjelbra. Zhvillimi i panairit AGROFER ka lindur nga nevoja për të prezantuar përpara publikut të gjerë domosdoshmërinë e prodhimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme si era apo dielli, duke shmangur në këtë mënyrë ndotjen e mjedisit.
Në panair morën pjesë mbi 100 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe mbi 9.000 vizitorë. Qëllimi kryesor i panairit ishte prezantimi përpara operatorëve dhe sipërmarrësve të sektorit bujqësor, energjitik dhe ndërtues i teknologjive më të reja, risive dhe projekteve më të rëndësishme në fushën e energjisë.
Shqipëria u përfaqësua në këtë panair nga një delegacion i përbërë nga: Selami Xhepa, Florian Mima, Shpëtim Idrizi, deputetë dhe njëkohësisht anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Dorian Duçka, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Artan Santo, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Credins. Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe e grupit të saj përfaqësues u bë e mundur falë këmbënguljes dhe përkushtimit të Dr.Haim Reitan, koordinator dhe menaxhues projektesh në fushën e energjisë dhe shëndetësisë në Shqipëri.
Për përfaqësimin e Shqipërisë, në panair ishte ngritur edhe një stendë e posaçme me materiale promovuese mbi mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme në rajone të ndryshme shqiptare.
Organizimi i këtij panairi e ngriti në një shkallë më të lartë bashkëpunimin italo-shqiptar në fushën e ekonomisë dhe zgjoi dëshirën e shumë bizneseve të fuqishme italiane për të investuar në Shqipëri.
Ky bashkëpunim e ka zanafillën rreth katër vjet më parë kur dr. Haim Reitan erdhi në Shqipëri dhe si mik e anëtar nderi i Shoqatës Kulturore “Bilal Xhaferri”, iu përkushtua zhvillimit demokratik të vendit tonë, duke e mbështetur me projekte në fushën e shëndetësisë, energjitikës, turizmit, etj…
Në qershor të vitit 2009 u arrit të firmosej marrëveshja midis Spitaleve të Bashkuara të Bergamos dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për specializime afatshkurtra e afatgjata të mjekëve shqiptarë në Itali.
Pas shumë peripecive, kompania italiane “Radici Energie” me qendër në Bergamo mundi të fitonte koncensionin e një hidrocentrali në Tepelenë. Më vonë kjo kompani fitoi edhe tenderin për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Kaskada e Lusës”, rrethi Mat.
U krijua kështu një urë e fuqishme komunikimi midis Rajonit të pasur të Lombardisë dhe Shqipërisë, gjë që i hapi udhën gjigandëve ekonomikë si “Mazars”, “Kinexia”, “Trevi” etj., të shprehnin interesimin e tyre për të zgjeruar investimet në fushën e energjitikës, veçanërisht për ndërtimin e heceve të mëdha si kaskada e Vjosës, për parqet eolike (mullinjtë me erë) në Sarandë, centraleve elektrike që prodhojnë energji nga djegia e mbeturinave dhe impianteve të prodhimit të energjisë diellore.
Kompanitë lombardeze i kanë kthyer sytë edhe nga investimet në fushën e turizmit; një nga pikësynimet e tyre është edhe realizimi i një projekti për investimin e 11 miliard eurove në ndërtimin e një autodromi që do të afrojë më shumë qytetet Durrës, Kavajë e Tiranë, duke krijuar njëkohësisht shumë vende pune dhe duke përmirësuar cilësinë e jetesës.
Dr. Haim Reitan, si koordinator, dhe investitorët italianë kanë dëshirën e madhe që t’i realizojnë sa më parë këto projekte, por nuk varet gjithçka prej tyre. Duhet edhe dëshira e mirë e autoriteteve qeveritare shqiptare, të cilat kanë në dorë çelësin e artë për t’u hapur udhë ose jo këtyre investimeve. Ndërkaq bizneset e Lombardisë janë duke pritur verdiktin e palës shqiptare...
Ndërkohë, edhe sipërmarrës të ndryshëm nga rajoni i Emiglia-Romagna kanë shfaqur dëshirën për të investuar në Shqipëri. Për këtë arsye, Komuna e Forlit në bashkëpunim me Shoqatën për Tregtinë Italo-Shqiptare ka inicuar zhvillimin e një kongresi në datat 25-27 maj, ku janë ftuar disa përfaqësues të autoriteteve qeveritare shqiptare si Ilir Zhilla, Pëllumb Pipero, Shpëtim Idrizi, Shefki Hysa etj., për të diskutuar nga afër mbi mundësitë e bashkëpunimit italo-shqiptar në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e energjitikës dhe shëndetësisë.

Lorena Uliu

1 comment:

osma said...

Përshëndetni të gjithë,
Emri im është zoti Rugare Sim. Unë jetoj në Holandë dhe unë jam një njeri i lumtur sot? dhe i thashë veten time se çdo huadhënës që të shpëtuar mua dhe familjen time nga situatën tonë të varfër, unë do të referohen çdo person që është në kërkim për kredi të tij, ai i dha lumturi për mua dhe familjen time, i ishte në nevojë për një kredi prej € 300,000.00 për të filluar jetën time të gjithë si unë jam një atë të vetëm me dy fëmijët e takova këtë huadhënës ndershëm dhe Perëndinë nga frika kredisë njeri që më ka ndihmuar me një kredi prej 300,000.00 €, ai është një njeri frikë Perëndinë, nëse ju jeni në nevojë për kredi dhe ju do të paguani përsëri kredi, ju lutem kontaktoni ta tregojë atij se (z, Rugare Sim) ju i referohen atij. Kontaktoni Z. Mohamed anim përmes emailit: (arabloanfirmserves@gmail.com)


FORMA E INFORMACIONIT TË APLIKIMIT TË KREDISË
Emri ......
Emri i mesëm .....
2) Gjinia: .........
3) Shuma e kredisë e nevojshme: .........
4) Kredi Duration: .........
5) Vendi: .........
6) Adresa Kryesore: .........
7) Numri i celularit: .........
8) Adresa elektronike ..........
9) Të ardhurat mujore: .....................
10) Profesioni: ...........................
11) të cilat ju bënë këtu aboutus faqe .....................
Faleminderit dhe Best Regards.
email arabloanfirmserves@gmail.com