Nga Krenar Lasko
ZANAFILLA IME
Vajta udhë e pa udhë,
Nëpër zall e nëpër gurë,
Nëpër kodra e ullishte,
Të të prekja, toskërishte.
Të të shihja me dantella,
Veshur burrat, fustanella,
Shami bardha, tumanderdhura,
Vashat shtatëhedhura.
Të kërceja Osman Takën,
Klumështuar të haja darkën,
Në sokakun e Dinejve,
Drekën në të Laskejve.
Të kaloja nga çdo derë,
Ku etërit na patën lerë,
Epitaf në to do verë:
“Vanë zhuritur përngaherë”!
Pa u ula putha dhenë,
E përmbusha amanenë,
Tokë e mbetur ndër kujtime,
Ti je zanafilla ime!...
Çamëri e bukur trime
Që më mbete ndër vegime...
Krenar Lasko
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment